Kabinet i hapur për nxënësit e SHFK “Luben Llape” nga Shkupi

13 Tetor 2023 | Kumtesat

Nxënësit e SHFK “Luben Llape” nga Shkupi sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur.

Vizitorët u njohën me Presidentin Pendarovski, biseduan me të për funksionin e presidentit, mbi kompetencat dhe aktivitetet e rregullta, kurse i shkëmbyen edhe interesat dhe afinitetet e tyre në suazat e procesit arsimor.

Gjatë qëndrimit në Kabinet nxënësit i vizituan hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku realizohen mbledhjet, evenimentet, ngjarjet dhe konferencat për shtyp. Në sallën Mozaik e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” të akademikut Gligor Çemerski.

Paraprakisht morën pjesë edhe në ceremoninë e ndryshimit të flamurit shtetëror në sheshin para Kabinetit, që kryhet nga përfaqësuesit e Batalionit për nderime dhe homazhe të Armatës, që mbahet me qëllim të zmadhimit të ndjenjës dhe respektit për flamurin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si reprezent dhe simbol i shtetit tonë.

Kabineti i hapur u mundëson vazhdimisht qytetarëve të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentëve nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënësve nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare të vizitojnë Kabinetin dhe të takohen me Presidentin Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....