Vizita e nxënësve nga tri shkolla fillore në suazat e Kabinetit të hapur

18 Nëntor 2022 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e aktivitetit “Kabineti i hapur”, sot e vizituan nxënës nga SHKF “Gjorgjija Pulevski”, SHKF “Goce Dellçev” dhe nga SHKF “Vëllezërit Milladinovci” nga Shkupi.

Vizitorët patën mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Pendarovski, të vizitojnë hapësirat në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe në sallat ku mbahen takime, evenimente solemne, ngjarje dhe konferenca për shtypin, seanca të Këshillit të Sigurisë, dorëzimi i letrave kredenciale nga ambasadorët e huaj.

Të punësuarit në Kabinet i informuan nxënësit mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, si dhe mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kurse e panë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademikut Gligor Çemerski, të vendosur në sallën Mozaik.

Nxënësit morën pjesë edhe në ceremoninë e ndërrimit të flamurit shtetëror në sheshin para Kabinetit, të kryer nga përfaqësuesit e Batalionit për nderime dhe shërbim i Armatës, që mbahet me qëllim të ngritjes së ndjenjës dhe respektit ndaj flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si reprezent dhe simbol i shtetësisë së vendit tonë.

Kabineti i hapur është pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” në suazat e të cilit, deri më tani Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....