Kabinet i hapur për nxënësit e shkollave fillore “11 Tetori”, “Aleksandar Urdarevski”, “Mihal Grameno” dhe “Shën. Kirili dhe Metodij” nga Shkupi

19 Tetor 2023 | Kumtesat

Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, në suazat e Kabinetit të hapur, sot e vizituan nxënësit e SHFK “11 Tetori”, “Aleksandar Urdarevski”, “Mihal Grameno” dhe “Shën. Kirili dhe Metodij” nga Shkupi.

Vizitorët patën mundësi të njihen me Presidentin Pendarovski, të informohen për punën dhe kompetencat e tij, kurse biseduan edhe për aktivitetet e tyre shkollore dhe jashtëshkollore, si dhe për planet dhe interesat e ardhshme arsimore.

Gjatë qëndrimit në Kabinet, nxënësit i vizituan hapësirat ku mbahen takimet zyrtare dhe të punës, si dhe sallat ku mbahen ceremonitë dhe solemnitetet, mbledhjet dhe konferencat e shtypit. Në sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton” vepër e një prej artistëve tanë bashkëkohorë më të rëndësishëm – akademikut Gligor Çemerski.

Aktiviteti Kabinet i hapur mundëson vazhdimisht vizita në Kabinet dhe takime të drejtpërdrejta me Presidentin Pendarovski. Deri më tani, institucionin e kanë vizituar disa mijëra qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe nëntëvjeçare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....