Diskutimi në panel “Përfshihu, parandalo, përgjigju dhe sistematizo” në suazat e 16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar në gjini

24 Nëntor 2023 | Kumtesat

Me mbështetje të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska dhe në bashkëpunim me Lidhjen- Këshilli Nacional për Barazi Gjinore, sot u mbajt diskutim në panel me temë “Përfshihu, parandalo, përgjigju dhe sistematizo” në suazat e 16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar në gjini”.

Në fjalimin përshëndetës, Gjorgievska theksoi se për dhunën nuk ka arsyetim dhe se detyra jonë është t’i inkurajojmë gratë dhe vajzat viktima të dhunës familjare dhe dhunës të bazuar në gjini të kërkojnë ndihmë dhe të kemi zgjidhje sistematike me të cilat viktimat do të ndjehen të sigurta. “Duhet të jemi guximtare në procedurat tona, të krijojmë kontekste sociale, psikologjike dhe ekonomike me të cilat do ta ndërpritnim zinxhirin e dhunës, duke iu përgjigjur me vendosmëri të palëkundshme”, theksoi znj. Gjorgievska. Ajo shtoi se duhet t’i drejtojmë përpjekjet tonë në miratimin e një legjislacioni më të mirë, të sigurojmë ndjekjen e kryerësve, t’i mbrojmë viktimat dhe të sigurojmë ndryshim thelbësor gjatë ballafaqimit me këtë gjendje alarmante.

Kryetarja e Lidhjes-Këshilli Nacional për Barazi Gjinore, Savka Todorovska, tha se të gjitha format e dhunës mbi gratë janë gjithnjë dhe më të shpeshta dhe se vetëm në dhjetë muajt e fundit në linjën e tyre pa pagesë telefonike ndihmë kanë kërkuar mbi 300 gra. Ajo bëri thirrje për aksion të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet relevante dhe garantim të sigurisë së grave në familje, vendin e punës dhe në shoqëri.

Në këtë paneli diskutimi morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau dhe shefja e Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared.

Ministri Spasovski theksoi programet e planifikuara për trajnimin dhe edukimin e kuadrit profesional në MPB dhe institucionet e tjera që merren me rastet e dhunës, si dhe aktivitetet e tyre për sensibilizimin e zyrtarëve që punojnë drejtpërdrejt me viktimat e dhunës në familje dhe të dhunës me bazë gjinore, duke e theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut se dhuna në familje nuk duhet toleruar.

Zëvendësministri Husejin e prezantoi qasjen e qendrave për punë sociale ndaj viktimave, si edhe aktivitetet e parapara të cilat do të ndihmojnë në përforcimin ekonomik dhe integrimin social të viktimave, duke theksuar se MPPS-ja do të fillojë me procesin e përgatitjes edhe të Strategjisë nacionale. Husejini theksoi se përveç punës me viktimat, duhet të fokusohemi edhe në punën me dhunuesit dhe se nevojiten masa urgjente dhe efikase që të ndihmohet viktima të dalë nga mjedisi i dhunshëm.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva vuri në dukje shërbimet shëndetësore në dispozicion të viktimave, trajtimin e viktimave të dhunës psikologjike, si dhe funksionimin e qendrave referuese për viktimat e dhunës seksuale, duke theksuar se deri më tani janë trajnuar mbi 400 punëtorë shëndetësorë për trajtimin e dhunës dhe është planifikuar që këto trajnime të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Avramovska Madiq, shpjegoi se si sistemi i drejtësisë i trajton rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, se a ka pengesa në qasjen në drejtësi për viktimat dhe iniciativat për të rritur ndërgjegjësimin dhe trajnimin e juristëve dhe gjykatësve për të trajtuar rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Ajo i theksoi edhe ndryshimet në Kodin Penal me qëllim mbrojtjen më të madhe të viktimave dhe dënimin më të madh të dhunës me bazë gjinore.

Zëvendësshefi i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau dhe udhëheqësja e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq Kastared i prezantuan mendimet e tyre me qëllim të parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, folën mbi format e dhunës që njihen dhe adresohen më pak, siç janë dhuna psikike, ekonomike dhe gjuha e urrejtjes dhe e theksuan bashkëpunimin që e realizojnë me institucionet në vend me qëllim të mbështetjes së iniciativave dhe programeve për luftë kundër dhunës gjinore dhe dhunës në familje.

Qëllimi i diskutimit në panel është parandalimi, njohja dhe ndalimi aktiv i dhunës mbi gratë dhe mbi vajzat dhe ndërtimi i bashkësisë së sigurt, kurse në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve relevante shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave nacionale qytetare.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....