Konferencë “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: bashkëpunim bilateral dhe mbështetje zhvillimore me Rajnën Veriore – Vestfalinë” në organizim me QPEP

20 Mars 2023 | Kumtesat

Me organizim nga Qendra presidenciale për edukim politik sot në Shkup u mbajt konferenca me temë “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: bashkëpunim bilateral dhe mbështetje zhvillimore me Rajnën Veriore – Vestfalinë”.

Në hapjen e kësaj konference folën Natanael Liminski, ministër federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Media dhe shef i zyrës shtetërore të Rajnës Veriore – Vestfalisë, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër i Qeverisë për Çështje Evropiane, Boris Georgievski, redaktor i redaksisë maqedonase në Dojçe Vele, si dhe Aleksandar L. Spasov, këshilltar për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Natanael Liminski, ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Media dhe shef i zyrës shtetërore të Rajnës Veriore – Vestfalisë fjalimin e vet shprehu bindjen se partneriteti midis Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të jetë pjesë e mozaikut të anëtarësimit në Bashkimin Evropian – në atë proces, dhe prandaj siç tha ai është këtu, duke dashur të kontribuojë për një bashkësi më të fuqishme, për shpirtin evropian dhe për besimin tonë të ndërsjellë, midis Rajnës Veriore – Vestfalisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane tha se Gjermania është një nga partnerët dhe mbështetësit më të mëdhenj të integrimeve tona evropiane, kurse e theksoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e ekonomisë. Ai foli edhe mbi sfidat e rrugës së integrimit evropian të vendit tonë në vitet e kaluara dhe vuri në dukje se janë tri fusha kryesore ku duhet të japim rezultate së bashku. Ai i përmendi reformat e brendshme dhe theksoi se fokusi është padyshim te sundimi i ligjit, gjyqësori efikas, lufta efikase kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike. Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se këto fusha janë identifikuar edhe në procesin e skriningut me Bashkimin Evropian.

Boris Georgievski, redaktori i redaksisë maqedonase në Dojçe Vele i njohu të pranishmit me historinë e kësaj mediumi dhe kujtoi rrethanat dhe kohën kur u krijua redaksia maqedonase dhe foli mbi rolin e Dojçe Veles në zhvillimin e marrëdhënieve maqedonase-gjermane.

Aleksandar L. Spasov, këshilltar për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i falënderoi pjesëmarrësit në këtë konferencë në emër të Qendrës presidenciale për edukim politik dhe foli për miqësinë dhe partneritetin midis dy shteteve, për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimin e tyre në 30 vjetët e kaluar.
Konferenca “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: bashkëpunim bilateral dhe mbështetje zhvillimore me Rajnën Veriore – Vestfalinë” u organizua në suazat e aktiviteteve të Qendrës presidenciale për edukim politik, kurse pjesëmarrës në këtë konferencë ishin alumnët e Shkollës së parë dhe të dytë për politika, si dhe bursistët e programit “Training programme for Young Professionals from North Macedonia to North-Rhein Westfalen”, në bashkëpunim me GIZ.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...