Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbignjev Rau

16 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Vilën Biljana në Ohër e mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kryesuesin e OSBE-së, Zbignjev Rau.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, ku është konstatuar se ato shënojnë një zhvillim pozitiv, me bazë të fortë për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të deritanishëm të përkryer.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski theksoi se Polonia është mbështetës i sinqertë dhe parimor i integrimeve evropiane maqedonase dhe shprehu pritjen që mbështetja të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në këtë takim u konstatua se të dy shtetet, si anëtare në NATO, japin kontributin e vet në sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës euroatlantike.
Presidenti Pendarovski dhe ministri Rau biseduan edhe mbi ngjarjet aktuale në kontekstin e invazionit rus mbi Ukrainën. Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut, si anëtare e përgjegjshme në NATO, do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në suazat e mundësive.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski dhe ministri Rau biseduan edhe mbi aktivitetet aktuale të kryesimit polak me OSBe-në, duke përfshirë edhe gjendjen në Ukrainë, si dhe mbi përgatitjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për kryesim me OSBE-në në vitin 2023.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...