Presidenti Pendarovski për vizitë në Komunën e Tetovës

13 Prill 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në Tetovë, ku i vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe hapësirat e reja të Kirurgjisë torakale në suazat e Qendrës urgjente diagnostifikuese në këtë klinikë.

Gjatë vizitës në Universitetin e Evropës Juglindore nga udhëheqja, kuadri shkencor dhe profesional u informua mbi funksionimin dhe aktivitetet aktuale që realizohen nëpërmjet më shumë se 80 programeve studimore me metoda bashkëkohore mësimdhënëse. Në këtë takim u bisedua edhe mbi  reformat e domosdoshme dhe zgjidhjet sistematike, si një nga parakushtet themelore për prodhimin e kuadrit cilësor.

Para studentëve, të cilën ndjekin ligjërata në gjashtë fakultete, Presidenti Pendarovski foli mbi gjendjet aktuale politike-shoqërore në vend, mbi çështjet rajonale, si dhe mbi aspektet kryesore të kompetencave të tij. Në ligjëratën e vet, Presidenti foli edhe mbi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe mbi demokracinë shumetnike, kurse i shprehu edhe mendimet e tij mbi luftën kundër korrupsionit të lartë dhe demografisë, si sfida për shoqërinë tonë.

Gjatë vizitës në kampus, Presidenti e vizitoi Qendrën e simulimit, në suazat e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, të pajisur me salla leksionesh dhe laboratorë të pajisur shumë mirë. Para Presidentit u prezantua pajisja e sofistikuar e cila u mundëson praktikë klinike në kushte reale.

Në ambientet e Kirurgjisë torakale që janë në suazat e Qendrës urgjente diagnostifikuese në Klinikën e Tetovës, Presidenti Pendarovski u informua mbi kushtet dhe shërbimet mjekësore të cilat i mundëson kjo njësi. Udhëheqja dhe ekipi i kirurgëve e theksoi rëndësinë e ekspertizës dhe pajisjen bashkëkohore si rezultat i angazhimeve të institucioneve shëndetësore kompetente vendase dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Presidenti Pendarovski u njoh me planet e ardhshme për zhvillim dhe përforcim të kapaciteteve të Kirurgjisë torakale, që do të mundësojë përmirësim të shërbimeve shëndetësore për Tetovën dhe rajonin.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....