Presidentët Pendarovski dhe Van der Belen mbajtën fjalim në Forumin ekonomik maqedonas-austriak

29 Mars 2023 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Presidenti Aleksander Van der Belen, në suazat e vizitës zyrtare të Presidentit austriak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot mbajtën fjalim në Forumin ekonomik maqedonas-austriak “Përforcimi i marrëdhënieve afariste midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë”.

I nderuar President Van der Belen,

Të nderuar përfaqësues të bashkësisë së biznesit maqedonas dhe austriak,

Të ftuar të respektuar,

Vizita zyrtare e Presidentit të nderuar dhe mikut tonë, Van der Belen, e simbolizon miqësinë dhe partneritetin shumëvjeçar maqedonas-austriak. Ne jo vetëm që nuk kemi çështje të hapura midis nesh, por kemi vazhdimisht mbështetjen e fortë dhe parimore austriake të integrimeve tona evropiane dhe të interesave strategjike. Prandaj kam nderin e veçantë, në këtë rast të veçantë, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj punë të suksesshme në këtë forum afarist maqedonas-austriak.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, besimin e ndërtuar dhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të frytshëm ekonomik, çështjet kryesore dhe konstatimet të cilave dua t’u referohem janë: cili duhet të jetë qëllimi themelor i këtij Forumi ekonomik maqedonas-austriak, në kushtet kur Austria është tashmë investitori më i madh në Maqedoninë e Veriut? Si do ta përparojë bashkëpunimin afarist ky Forum, kur disa prej kompanive kryesore në fushat kryesore të energjetikës, telekomunikacionit, ndërtimtarisë, bankave, sigurimit janë në pronësi të investitorëve austriakë? Bashkësia afariste maqedonase dhe austriake njihen mjaft gjatë dhe mjaft mirë, por, jam i bindur se tubime formale të këtij lloji nuk mund të pengojnë, por në të kundërtën të ndihmojnë!

Të nderuar të pranishëm,

Ekzistojnë të paktën tri shkaqe të mira për takimin e sotëm.

Shkaku i parë është shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë është ende i vogël nëse merren parasysh cilësia e marrëdhënieve bilaterale, numri i kompanive austriake në tregun maqedonas dhe potenciali i zhvillimit të të dy palëve. Kjo flet se mundësitë e bashkëpunimit nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm, sidomos në sferën e bujqësisë dhe industrisë ushqimore.

Shkaku i dytë është fakti se Evropa dhe bota po kalojnë një periudhë kyçe. Nga njëra anë ballafaqohemi me krizat e shumta dhe të ndërthurura që po përforcohen dhe thellohen midis tyre. Nuk ka vend që nuk është goditur nga rreziqet gjeopolitike, kriza energjetike, tronditjet e çmimeve dhe inflacioni. Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë të transformimit të shpejtë teknologjik dhe digjital të prodhimtarisë, tregut dhe profesioneve. Agjenda e gjelbër ndikon mbi ndryshimin e shprehive konsumuese, kurse nëpërmjet kësaj edhe mbi ofertën dhe kërkesë. Inovacionet dhe teknologjitë e reja mund të ofrojnë zgjidhje për shumë sfida me të cilat po ballafaqohemi. Këto janë fushat e reja të bashkëpunimit ekonomik.

Kjo na çon në shkakun e tretë të organizimit të këtij forumi. Që t’i tejkalojmë me sukses sfidat dhe që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë për Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar e miratuam Kornizën për zhvillim “MKD 2030” ku i përcaktuam katër prioritetet zhvillimore. Midis të tjerash, ato përfshijnë investim në arsim, digjitalizim dhe sektorin IT, bujqësi, ekologji dhe energjetike, sidomos në energjinë e pastër. Ato kompani që do të investojnë në kohë në zhvillimin e këtyre fushave te ne do të fitojnë përparësi konkurruese në tregun maqedonas në dekadat e ardhshme. Prandaj e shfrytëzoj këtë rast t’i ftoj kompanitë maqedonase dhe austriake të bashkëpunojnë në fushat të cilat janë përcaktuar se do të jenë prioritetet tona zhvillimore, strategjike në të ardhmen.

Të nderuar biznesmenë,

Që Austria të vazhdojë të jetë investitori numër një në Maqedoninë e Veriut jo vetëm në disa vitet e ardhshme por edhe në dekadat e ardhshme nevojitet që të hapim perspektiva të reja në bashkëpunimin ekonomik.

Roli i shteteve është të krijojnë kushte që ju të mund të bashkëpunoni më lehtë dhe më mirë. Midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë nuk ka çështje të hapura, por vetëm mundësi të hapura. Shpresoj se ky forum do të jetë konfirmim i bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm, por dhe fillim i një faze të re bashkëpunimi midis kompanive të të dy vendeve. Ju uroj takim të suksesshëm afarist, jam i bindur se to të shkëmbeni informacione të rëndësishme dhe do të lidheni në mënyrë të tillë që do të ishte në dobi të përparimit të klimës së biznesit në të dy shtetet.

Vitin e ardhshëm 2024 do të festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve tona mike. Në prag të këtij jubileu të madh, ju bëj thirrje që ta shfrytëzoni besimin e fituar dhe ta thelloni bashkëpunimin.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në shënimin e 30 Majit – Ditës Botërore të Multipla Sklerozës që u mbajt me organizim nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë.  Në Fjalimin e vet, znj. Gjorgievska theksoi se kjo sëmundje është e vështirë dhe e parashikueshme dhe kërkon luftë dhe terapi ku thelbësore është mbështetja psikologjike e të sëmurëve, por edhe e familjeve të tyre.  “Prandaj do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë mundësi, dhe të gjithë të sëmurëve me multipla sklerozë, por edhe të afërmve të tyre, si dhe kolegëve tim mjekë që marrin pjesë në diagnostikimin dhe mjekimin, t’i përgëzoj për guximin dhe këmbënguljen. Ju jeni shembull për të gjithë ne, shembull për të gjithë shoqërinë. Si rrjedhim, e gjithë bashkësia, të gjithë ne së bashku duhet të bëjmë gjithçka që ta përmirësojmë gjendjen tuaj. Këtu jemi që t’ju mbështesim, t’jua lehtësojmë, t’ju ndihmojmë. T’ju japim dorën në luftën tuaj të përditshme të mundshme me këtë sëmundje të keqe. Solidariteti dhe shpresa e përbashkët që e japim në Ditën Botërore të Multipla Sklerozës le të zgjasë 365 ditë në vit”, rekomandoi bashkëshortja e Presidentit.  Sipas znj. Gjorgievska evenimenti i sotëm i organizuar nga Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë është mundësi për shkëmbim të përvojës, informacioneve dhe praktikave.  “Anëtarët e kësaj shoqate, duke pasur parasysh se edhe vetë janë persona me multipla sklerozë e dinë se me çfarë tundimesh ballafaqohet secili që jeton me këtë sëmundje. Edhe njëherë publikisht ju shpreh falënderim dhe ju dëshiroj që edhe mandej me zell, përkushtim dhe plot optimizëm t’i realizoni programet dhe projektet tuaja. Besoj se nuk do të mbeteni vetë në këto aktivitete për përmirësim të përditshmërisë së personave të sëmurë me multipla sklerozë dhe do ta keni mbështetjen e të gjithë bashkësisë”, theksoi znj. Gjorgievska.    Në këtë eveniment fjalim kishte edhe Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetarja e Shoqatës nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë, kurse morën fjalën edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Enver Husejin dhe drejtori i DPSH Klinika e neurologjisë, Visar Miftari. Me këtë eveniment, Shoqata nacionale për ndihmë dhe mbështetje të personave me multipla sklerozë i bashkëngjiten shënimit global të Ditës botërore kushtuar multipla sklerozës që edhe këtë vit shënohet nën moton “MS lidhje”, me qëllim që të ngrihet vetëdija dhe të sigurohet diagnoza e saktë dhe në kohë, terapia më e mirë dhe cilësia më e mirë e jetës për pacientët me multipla sklerozë.

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit e SHTHK “Kërste Misirkov” nga Kumanova. Vizitorët patën mundësi të takohen dhe bisedojnë me Presidentin...