Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja morën pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II

19 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, sot në Abacinë e Uestminsterit në Londër mori pjesë në Funeralin shtetëror të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Pas funeralit shtetëror, Presidenti Pendarovski mori pjesë në pritjen që e organizoi ministri i Punëve të Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Xhejms Kleverli.

Dje, Presidenti Pendarovski në Sallën Uestminster bëri homazh para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, kurse në Lankaster haus  u nënshkrua në librin e zisë.

Dje në mbrëmje, Presidenti Pendarovski në Pallatin e Bakingamit mori pjesë në pritjen që për shefat e delegacioneve e organizoi Madhëria e Tij Mbreti Çarlsi i Tretë.

Në funeralin shtetëror në Abacinë e Uestminsterit, morën pjesë mbi 2.000 të ftuar të lartë nge e gjithë bota. Kambanat e Abacisë së Uestminsterit kanë rënë 96 herë në çdo minutë, duke e shënuar jetëgjatësinë e Mbretëreshës. ky është funerali i parë shtetëror për monark në këtë abaci nga shekulli i 18 deri më sot.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....