Presidenti Pendarovski dhe UNICEF-i diskutuan me të rinjtë mbi tema të cilat ndikojnë mbi ta

10 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Afshan Kan, drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore u takuan me të rinjtë aktivistë dhe diskutuan mbi sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen të rinjtë në vend.

Pjesëmarrësit biseduan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes rinore, ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, mbi përparimin e cilësisë së arsimit dhe përvetësimin e shkathtësive te të rinjtë, shëndetin mental dhe dhunën midis moshatarëve. Këto tema janë identifikuar si fushat në të cilat të rinjtë mund të kontribuojnë me aktivitete konkrete.

Në fjalimin e vet përshëndetës Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e proaktivitetit të tillë të brezit të sotëm të të rinjve në drejtim të ballafaqimit me çështjet më të hidhura të cilat krijojnë barriera të veçanta në zhvillimin e tyre personal ose kolektiv.

Në atë kontekst e theksoi edhe nevojën për përkushtim maksimal të të gjithë faktorëve relevantë në shtetin tonë në dallimin e momentit dhe kultivimin e potencialit te të rinjtë, duke vendosur iniciativa, projekte dhe platforma të cilat do të mundësojnë rrjetëzim në kontributin e përbashkët. Ky, sipas Presidentit, është një nga parakushtet kryesore për krijimin e politikave dhe strategjive afatgjata të cilat çojnë në përparimin e përgjithshëm të shoqërisë sonë.

Drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Kan shprehu kënaqësinë që të rinjtë arrijnë të gjejnë zgjidhje për çështje të cilat janë të rëndësishme për ta, kurse me iniciativat e tilla u mundësohet të bëhen qytetarë rezistentë dhe aktivë. Duke e theksuar nevojën për nxitjen e mëtejshme të kontributit të të rinjve në zgjidhjen e sfidave të sotme, ajo e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të UNICEF-it me Kabinetin e Presidentit në drejtim të krijimit të hapësirës që të rinjtë ta formësojnë të ardhmen që e dëshirojnë.

Në disa vitet e kaluara, Presidenti Pendarovski dhe UNICEF-i e përforcuan theksueshëm, nëpërmjet një sërë aktivitetesh, bashkëpunimin afatgjatë në drejtim të përparimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.

Vitin e kaluar është realizuar iniciativa e përbashkët “Rikrijoje të ardhmen”, e cila u mundëson të rinjve, duke ngritur çështje të cilat janë të rëndësishme për ta, të marrin pjesë aktivisht në përcaktimin e vizionit për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim të rinjtë e treguan përvojën e vet nga pjesëmarrja në iniciativa të tjera siç janë Samiti rinor mbi ndryshimet klimatike, Programi UPSHIFT, Forumi Prespa për dialog, U-Report, Samiti për transformimin e arsimit, Dita botërore e fëmijës 2021, si dhe në iniciativën Përfaqësuesit rinore për të drejtat e fëmijëve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....