Presidenti Pendarovski e dha mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” – Të krijojmë perspektiva që të rinjtë të ndërtojnë karrierën në shtetin tonë

28 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e dha mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm”, në suazat e projektit të iniciuar për nxitje të punës shkencore, hulumtuese dhe kreative të të rinjve në vend. Qëllimi është krijimi i politikave të cilat do të kontribuojnë që të zvogëlohet ikja e të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshëm.

Komisioni i cili përbëhet nga profesorë me renome, nga vendi dhe jashtë dhe ekspertë nga fushat e veta, vendosi këtë vit mirënjohjen ta marrin gjatë pjesëmarrës.

Në kategorinë shkencëtari i ri më i mirë në shkencat teknike dhe matematikore-natyrore fitues është Petre Llameski. Për afirmim të inkluzionit të të rinjve me aftësi të kufizuara, Komisioni vendosi mirënjohje t’u japë dy kandidatëve, Andon Damovski dhe Marija Saveska. Në kategorinë artisti i ri më i mirë, fitues janë Sasho Dimovski dhe Biljana Kamçeva. Fitues i mirënjohjes Talent i ri që u jepet nxënësve dhe nxënëseve të shkollave të mesme është Matej Millosievski.

Presidenti Pendarovski ua uroi suksesin fituesve të mirënjohjes dhe të gjithë të tjerëve që u paraqitën në këtë thirrje publike, duke u uruar shëndet të mirë, fat, bereqet dhe punë të mëtejshme të frytshme.

“Punimet e arritura dhe cilësia e tyre na bindin në suksesin e të rinjve dhe në cilësinë e arritjeve të tyre.  Padyshim se për fituesit mirënjohja është një lloj vlerësim i mundit të tyre dhe nxitje që të vazhdojnë të punojnë me këmbëngulje dhe ta zhvillojnë talentin e vet. Gjithashtu, shpresoj se edhe në inicimin e bashkëpunimit midis fituesve të rinj të mirënjohjeve edhe nga e njëjta kategori edhe nga kategori të ndryshme, gjatë të cilit do të zhvillohen ide dhe do të iniciohen hulumtime, aktivitete, projekte të reja”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti theksoi se për të rinjtë e suksesshëm duhet të jenë gjithmonë të hapura institucionet arsimore, shkencore dhe kulturore-artistike, subjektet afariste, industritë kreative.

“Të përpiqemi secili në domenin e vet dhe në suazat e kompetencave dhe të mundësive të punojmë në krijimin e perspektivave që të rinjtë dhe individët e suksesshëm të qëndrojnë dhe ta ndërtojnë karrierën e vet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë dhe institucioni im jemi në dispozicion nëpërmjet disa projekteve, programeve dhe iniciativave që t’i mbështesim të rinjtë e suksesshëm” tha në fjalimin e vet Presidenti Pendarovski.

Fituesit e mirënjohjes i falënderuan Presidentin dhe Komisionin për vlerësimin e mundit të tyre duke theksuar se për ta kjo është një nxitje dhe motivim plus që të vazhdojnë me përsosjen e vet, secili në fushën e tij.

Mirënjohja “Të rinj të suksesshëm” u jepet për herë të dytë për rezultate të arritura në vitin e kaluar kalendarik në fushën e shkencave shoqërore, natyrore-matematikore dhe teknike, humaniste dhe në fushën e shkencave mjekësore, të rinjve me arritje të rëndësishme në praktikat artistike dhe kulturore, si dhe në kategorinë inovatorë të rinj, talente dhe të rinj të suksesshëm me aftësi të kufizuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....