Presidenti Pendarovski e mirëpriti ekipin e NASA spejs aps çelinxh Strumica

14 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ekipin fitues të NASA spejs aps çelinxh Strumica (NASA Space App Challenge Strumica), i shoqëruar nga ekipi organizator i Strumicës, si dhe përfaqësuesit NASA spejs aps Mauntajn Vju (NASA Space App Mountain View) dhe NASA spejs aps Klivlend (NASA Space App Cleveland).

Përfaqësuesit e ekipit fitues, gjimnazistët e SHSK “Shën. Klimenti i Ohrit” – Ohër, e informuan Presidentin mbi projektin që e kanë punuar “Drita e yjeve” (The Light of Stars).

Presidenti Pendarovski, duke e përshëndetur këtë arritje të këtij ekipi dhe duke i uruar për suksesin, rekomandoi të vazhdojnë të marrin pjesë në gara të tilla dhe u dëshiroi suksese të mëtejshme në planin personal dhe profesional.

Organizatorët e NASA Spejs aps çelinxh Strumica theksuan se gara e tillë është mundësi për nxitjen e nxënësve që të hulumtojnë dhe të punojnë mbi zgjidhjet inovative në një fushë e cila do t’u mundësojë fitimin e njohurive dhe shkathtësive shtesa prej atyre të cilat i përvetësojnë gjatë arsimit formal, t’u hapë perspektiva dhe mundësi të reja për krijim të miqësive të reja.

NASA spejs aps çelinxh me lokacion në Strumicë u mbajt nën udhëheqjen e Zorica Masnikoska-Pop Trajkova më 1-2 tetor këtë vit. Në takim u theskua dhe kontributi i Komunës së Strumicës, shkollës SHMKKN “Dimitar Vllahov” dhe disa kompani që ky eveniment të realizohet sa më mirë, duke e mbështetur komponentin e tij edukativ.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....