Presidenti Pendarovski e priti euroambasadorin Dejvid Gir

18 Janar 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi mundësitë për fillim të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe mbi rrjedhën e zbatimit të reformave në plotësimin e standardeve evropiane.

“Integrimi i tërësishëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është garanci thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm demokratik, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Asnjë vend anëtar i Bashkimit nuk duhet ta vendosë në pikëpyetje, nëpërmjet kërkesave irracionale, të ardhmen evropiane të popullit tonë”, tha në këtë takim Presidenti Pendarovski, duke shtuar se vetëm nëpërmjet dialogut dhe respektimit të parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian dhe të së drejtës ndërkombëtare, mund të tejkalohen dallimet dhe sfidat bilaterale.

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, theksoi Presidenti Pendarovski, duke theksuar se fillimi i negociatave për anëtarësim do të jetë një nxitje shtesë për përshpejtimin e reformave.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime edhe mbi masat dhe gjendjet aktuale në Bashkimin Evropian në ballafaqimin me pandeminë kovid-19, ku Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për solidaritetin dhe mbështetjen e BE-së për sektorin shëndetësor, si dhe për pakon financiare me qëllim të ballafaqimit me pasojat sociale-ekonomike të pandemisë.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....