Presidenti Pendarovski i dha mirënjohjet “Cilësi maqedonase” për vitin 2022

23 Dhjetor 2022 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot ua dha mirënjohjen “Cilësi maqedonase” për  vitin 2022 dhjetë ndërmarrjeve, të cilat kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ekonominë nacionale dhe promovimin e saj në nivel ndërkombëtar.

Manifestimi tradicional organizohet nga Lidhja e odave ekonomike e Maqedonisë, kurse me patronazhin e Presidentit Pendarovski.

Në përputhje me kriteret e vendosura, fitues të mirënjohjeve të sivjetshme për “Cilësi maqedonase” janë kompanitë: “Slloga Prom”, “Geo Mrezha”, “Duna”, “Vita Nova”, “Reptil”, “Perpetuumobile sekjuriti”, firma “Trimeks” Shkup, kantina e verës “Bovin”, hotelet “Klimetica” dhe “Maiva” dhe iniciativa “Dhuro kompjuter”.

Të nderuar anëtarë të Lidhjes së odave ekonomike,

të nderuar të pranishëm,

zonja dhe zotërinj,

Kam nderin të jem mbështetës i dhënies tradicionale të mirënjohjes “Cilësi maqedonase”. Edhe këtë vit, dhjetë kompani të suksesshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut do ta marrin me meritë këtë çmim prestigjioz që e jep Lidhja e odave ekonomike.

Nesër më 24 dhjetor, përfundojnë 118 vjet nga lindja e Xhozef Juranit, një nga popullarizuesit më të mëdhenj të konceptit për cilësi në prodhimtari dhe të vetë artikullit. Juran është një nga të parët që ka folur për çmimin e lartë të cilësisë së ulët. Sipas tij, cilësia e prodhimit apo shërbimit është plani më i mirë i biznesit që mund ta përpilojë një kompani. Cilësia e lartë përveç se e bën kompaninë më konkurrente, ajo nënkupton edhe më pak gabime dhe humbje gjatë procesit të prodhimit. Jo rastësisht një nga respektuesit e tij modernë ka qenë Stiv Xhobsi, i cili ka konsideruar se një pjesë e përgjegjësisë së tij është të jetë arshin i cilësisë, dhe se që të jetë e suksesshme, kompania duhet të kujdeset për ambientin e përkryer.

Megjithatë, në kohët e ekonomisë dhe krizës energjetike, inflacioni i lartë dhe tronditjet në çmime, është i madh tundimi i kompanive që të bëjnë kompromis. Disa i zmadhojnë çmimet, kurse disa të tjerë e zvogëlojnë cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve që i ofrojnë. Sado që të jenë të nevojshme, të dyja qasjet mund të kenë pasoja negative. Parë në afat të gjatë, edhe kompanitë edhe klientët paguajnë çmim të lartë për cilësi të ulët të prodhimit – kompanitë për shkak të humbjeve në prodhimtari, kurse klientët për shkak të humbjes së besimit.

Si edhe kudo në botë ashtu edhe shumë kompani te ne gjenden në pozitë të palakmueshme.  Të insistohet në cilësi dhe të investohet në zhvillimin e potencialit të vet në kohë krize është një lëvizje e vërtetë, për të cilën nevojitet jo vetëm guxim por, para së gjithash, plan dhe vizion. Dihet se kompanitë që janë të qëndrueshme në këtë rrugë i tejkalojnë shumë më lehtë dhe më shpejt krizat.

Të nderuar,

Sot kemi kënaqësinë e vërtetë t’i shpërblejmë ato brende maqedonase të cilat duke mos bërë kompromis me cilësinë, mbeten mjaft atraktive edhe për klientët edhe për konsumatorët.

Duke pasur parasysh gjendjen e komplikuar ekonomike, këto ndërmarrje jo vetëm që nuk hoqën dorë nga përkushtimi i vet ndaj cilësisë, por nëpërmjet kësaj kontribuuan edhe mbi rritjen më të madhe ekonomike, që është prioriteti nacional numër një. Ky prioritet nënkupton zmadhim të produktivitetit, ngritjes së konkurrencës së ekonomisë, investimin masiv në inovacione dhe në zhvillimin teknologjik dhe investime të reja vendase dhe të huaja.

Shumë nga këto aspekte varen nga përgatitja e çdo kompanie që të mos heqin dorë nga paradigma e cilësisë edhe në kohë krize edhe në kohë paqeje.

Në fund, më lejoni, të gjithë marrësve të mirënjohjes t’i përgëzoj edhe njëherë për mirënjohjen dhe t’u dëshiroj atyre, por edhe anëtarëve të tjerë të Lidhjes së odave ekonomike punë të suksesshme dhe të frytshme në vitin 2023.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....