Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Azerbajxhanit, Kamil Kasijev

31 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Azerbajxhanit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Kamil Kasijev

Në ceremoninë solemne të dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se Kasijev me angazhimin e tij profesional do të kontribuojë mbi përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, marrëdhënie të cilat bazohen në miqësinë, respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

“Më lejoni, ta theksoj përgatitjen tonë të sinqertë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të bashkëpunimit të ndërsejnë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ju bind se do të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet dhe iniciativat e domosdoshme për arritjen e këtyre qëllimeve dhe për përparimin e dialogut politik bilateral, si dhe të iniciativave për përforcimin dhe zgjerimin e sferave të bashkëpunimit”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në fjalën përshëndetëse.

Ambasadori Kasijev në fjalën e vet tha se marrëdhëniet politike midis dy vendeve po zhvillohen në ngritje, por dhe se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimit në fushat e energjetikës, bujqësisë, turizmit dhe investimeve ku do të ndërmarrë angazhimet e veta personale.

“Konsiderojmë se marrëdhëniet politike do të vazhdojnë të përforcohen në bazë të respektimit të normave dhe parimeve të të drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të Aktit Final të Helsinkit të OSBE-së, sidomos në pjesën e sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve ndërkombëtarë, theksoi ambasadori Kasijev.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Kasijev sukses në misionin diplomatik dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të tij të tërësishme në zbatimin e funksionit me përgjegjësi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....