Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Japonisë, Ocuka Kazuja

11 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ocuka Kazuja.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Japoninë duke vlerësuar se shfrytëzimi i mundësive në plan bilateral dhe zbatimi i projekteve në suazat e Iniciativës japoneze për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, kontribuojnë në bashkëpunimin më të madh ekonomik dhe mundësinë për investime nga kompanitë japoneze në rajon, si dhe në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive japoneze, që do të ndikojë theksueshëm në përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të afrimit të dy vendeve dhe popujve tanë. Në atë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se Japonia është midis donatorëve më të mëdhenj bilateralë të Maqedonisë së Veriut duke kontribuuar me realizimin e ndihmës teknike për një sërë projektesh në zhvillimin e infrastrukturës, në përmirësimin e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit, mjedisit jetësor, kulturës, mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme etj.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se sot, në kushtet e sigurisë së çrregulluar evropiane pas invazionit rus mbi Ukrainën, jemi të mbingarkuar me sfida të reja të cilat kërkojnë bashkim dhe mençuri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në truallin evropian, por edhe përpjekje shtesë për ballafaqim me krizat energjetike dhe ekonomike të cilat i prekën shoqëritë tona.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja e ndërsjellë në këtë plan është prioritet për qeveritë dhe besoj se Maqedonia e Veriut dhe Japonia mund të realizojnë bashkëpunim të theksuar edhe në këtë plan”, tha Presidenti Pendarovski.

Ambasadori Kazuja vlerësoi se marrëdhënie e përkryera bilaterale mund të zhvillohen mandej veçanërisht në fushën e dialogut politik, ekonomisë, kulturës dhe shkëmbimeve qytetare, duke u afruar kah 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin 2024. Duke theksuar se Japonia u kushton vëmendje të madhe stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku zhvillimi stabil i Maqedonisë së Veriut luan një rol kyç, Ambasadori Kazuja tha se duke u nisur nga ky qëndrim, Japonia gjithmonë i ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i mbështetë përpjekjet reformuese të vendit tonë drejt integrimit evropian.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit Kazuja zbatim të suksesshëm të misionit të rëndësishëm diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....