Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kolumbisë

17 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kolumbisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Budapest, Ignasio Ruiz Perea.

 

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidenti Pendarovski theksoi se emërimi Ruiz Pereas si ambasador i ri është dëshmi për miqësinë tradicionale që i lidh dy vendet tona dhe shprehi shpresë se kjo miqësi në periudhën e ardhshme do të thellohet edhe mandej me sukses në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si në plan bilateral ashtu edhe në plan multilateral.

“Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me shtetet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, si rajon me mundësi dhe me perspektiva zhvillimore jashtëzakonisht të mëdha. Edhe përkrah përkatësisë rajonale në dy tërësi të ndryshme gjeografike, jam i bindur se ekziston interes i rëndësishëm dhe autentik te qeveritë dhe te të dy shtetet për angazhim të fuqishëm, si dhe për të bërë përpjekje të përbashkëta në drejtim të përparimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve” theksoi Presidenti Pendarovski në fjalën përshëndetëse.

Ambasadori Ruiz Perea në fjalën e vet theksoi se Kolumbia e vlerëson lart përkushtimin e vendit tonë në integrimet evropiane dhe përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu përgatitjen për përparim të marrëdhënieve bilaterale, të bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare dhe për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në fushat me interes të përbashkët.

Në ceremoninë solemne, Presidenti Pendarovski dha mbështetje dhe i uroi sukses ambasadorit në ushtrimin e misionit diplomatik.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....