Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit, Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura

7 Mars 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e dorëzimit të letrave kredenciale shprehu bindjen se ekziston dëshirë e përbashkët, si dhe potencial i madh për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe tha se hapja e ambasadës sonë në Brazilia në vitin 2016 e dëshmoi qartë dëshirën për përparim të bashkëpunimit të përgjithshëm me Republikën Federative të Brazilit. Presidenti tha se Maqedonia e Veriut dhe Brazili ndajnë vlerat themelore, si respektimi i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, shqetësimi për ndryshimet klimatike, përkushtimi ndaj demokracisë, tregtisë së lirë dhe ekonomisë së tregut dhe në këtë kontekst shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare.
Presidenti Pendarovski ia uroi presidencën braziliane të G-20-ës dhe i dëshiroi sukses në realizimin e prioriteteve që do të shqyrtohen në në ato korniza, si lufta kundër urisë, varfërisë dhe pabarazisë, tri dimensionet e zhvillimit të qëndrueshëm, reforma e Sistemit të OKB-së dhe i institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe rivitalizimi i Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ambasadori Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura në fjalimin e vet tha se Maqedonia e Veriut është një vend me të cilin Brazili ndan vlera të përbashkëta, veçanërisht besimin në diplomaci dhe zgjidhjen paqësore të keqkuptimeve dhe respektimin e sundimit të ligjit, dhe vuri në dukje se vendi ynë ka dëshmuar për botën se diplomacia është mjeti më i mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe se dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë mund të çojnë në prosperitetin, paqen dhe zhvillimin njerëzor të dëshiruar.
Në fjalën e tij, ambasadori brazilian njoftoi se do t’i përkushtohet stimulimit të marrëdhënieve turistike dhe kulturore midis Brazilit dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe do të hulumtohen fusha për bashkëpunim, si bujqësia, investimet, normat dhe rregulloret.
Ai shprehu synimin e tij që t’i vazhdojë përpjekjet për promovim të pjesës më të madhe të njohurive dhe mirëkuptimit  të ndërsjellë përtej programeve të shkëmbimit universitar dhe pasuniversitar që i ofrojnë universitetet braziliane në të gjitha fushat shkencore.

Presidenti Pendarovski i uroi ambasadorit brazilian sukses në zbatimin e misionit të përgjegjshëm dhe shprehu pritjan se përvoja e tij e deritanishme diplomatike do të kontribuojë theksueshëm në pasurimin e marrëdhënieve miqësore.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....