Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Marrëdhënie e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në epokën e turbulencave gjeopolitike”

22 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në konferencën “Marrëdhënie e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut në epokën e turbulencave gjeopolitike” të organizuar nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik. Në këtë konferencë mbajtën fjalim Anxhela Prajs Ageler, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke iu referuar marrëdhënieve të ndërsjella, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut gjithmonë e sheh SHBA-në si partner strategjik. Vendi, siç theksoi Presidenti Pendarovski, është një nga vendet e pakta që ka nënshkruar Marrëveshje për Partneritet Strategjik me SHBA-në. Në këtë drejtim, shtoi Presidenti Pendarovski, interesi kombëtar i Shteteve të Bashkuara është që Maqedonia e Veriut të mbetet brenda këtyre kufijve, të jetë shtet demokratik dhe funksional, shumetnik.

“Partneriteti ynë me SHBA-në bazohet në premisa të qarta, vlera të qarta të cilat i shkëmbejmë midis nesh. Qytetarët tanë në një numër të madh, edhe maqedonasit edhe shqiptarët, sepse këtu ka dallim në perceptimet, megjithatë, nuk shohin aktor tjetër gjeopolitik i cili duhet ta zëvendësojë rolin të cilin e kanë edhe vetë si model të demokracisë të cilën ne e kemi model”, theksoi Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet.

Duke folur mbi ndikimin nga vende të treta në shet, por edhe në rajon në përgjithësi, Presidenti Pendarovski nënvizoi se ata nuk janë kërcënim për lëkundje të partneritetit të SHBA-së me Maqedoninë e Veriut.

“Miqësia maqedonase-amerikane, miqësia strategjike është një bazë e mirë dhe këtu nuk ekzistojnë elementë të cilët mund ta rrezikojnë deri në shkallën që dikush të mendojë se, Qeveria e ardhshme, Parlamenti i ardhshëm, të mendojnë për ndryshim fondamental të kursit strategjik të Maqedonisë”, përfundoi Presidenti Pendarovski.

Sipas ambasadores Ageler, vendi ynë është padyshim më i sigurt si anëtar i NATO-s, ka garanci sigurie nga SHBA-ja dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Kontributi i Maqedonisë së Veriut në përfshirjen në Aleancë, si theksoi ambasadorja Ageler është i jashtëzakonshëm

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....