Presidenti Pendarovski në “Maqedonia 2025” Investimi më i mirë është investimi në arsim

3 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në Samitin “Maqedonia 2025”, i cili për herë të parë mbahet në format hibrid dhe u kushtohet gjendjeve në botë gjatë krizës globale shëndetësore dhe ekonomike dhe pas saj.

Në diskutimin në panel me temë “Presidenti dhe të rinjtë e suksesshëm: inovacione dhe kodim”, Presidenti Pendarovski tha se nevojiten reforma strukturore në procesin arsimor dhe investime në kërkime dhe zhvillim, inovacione dhe teknologji të reja, përkatësisht të investojmë në profesionet e të ardhmes.

“Do të përsërit një shprehje të cilën e kam dëgjuar edhe nga mësuesit e mi edhe nga profesorët e mi, kurse ajo është: investimi më i mirë është investimi në arsim”, theksoi Presidenti Pendarovski.
Në këtë drejtim, si theksoi Presidenti Pendarovski, Samiti “Maqedonia 2025” është kontribut në përforcimin e partneritetit midis shtetit, shkencës, bashkësisë së biznesit dhe sektorit qytetar.
Si shembuj pozitivë, Presidenti Pendarovski i tregoi projektet “Sot talent, nesër liderë”, Qendra Presidenciale për Arsim Politik, si dhe “Të rinj të suksesshëm”, qëllimi i të cilave është nxitja e punës hulumtuese dhe shkencore te të rinjtë dhe vlerësimi i mundit të tyre.

“Shkencëtarët e rinj, inxhinierët dhe inovuesit janë shtylla e zhvillimit të çdo ekonomie. Prandaj duhet të krijojmë kushte, profesionalistët e rinj t’i ndërmarrin vendet e veta në arsim, në institucione dhe në kompani”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në lidhje me projektet inovuese që u prezantuan nga nxënësit e talentuar të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme, Presidenti Pendarovski tha se ata janë e ardhmja e shtetit tonë.

“Që t’i përgatitim të rinjtë për profesionet e të ardhmes, nevojitet të investojmë në arsim modern, kurse specifikat kryesore për atë që quhet Arsim 4.0 është fitimi i shkathtësive inovuese, kreative dhe teknologjike”, përfundoi Presidenti Pendarovski.

Njëkohësisht, siç shtoi Presidenti Pendarovski, është me rëndësi të madhe mbështetja nga shteti. Në të kundërt, theksoi Presidenti Pendarovski “të rinjtë nuk do të kenë kushte ku do t’i zhvillonin idetë e veta inovuese”.

Me debatin e sotshëm përfundoi edicioni i nëntë i Samitit “Maqedonia 2025”, i cili shërben si platformë për shkëmbim të njohurive, lidhje me bizneset dhe nxitjen e ndryshimeve në rajonin e Evropës Juglindore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....