Presidenti Pendarovski nga diskutimi “Si të kthehemi në shtëpi? Rinia e Republikës së Maqedonisë së Veriut”: Të gjithë duhet t’iu kërkojmë falje qytetarëve sepse nuk kemi bërë sa duhet që të paktën t’i zbusim pasojat nga shpërngulja e të rinjve

20 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ishte pjesë e panel- diskutimit “Si të kthehemi në shtëpi? Rinia e Republikës së  Maqedonisë së Veriut”, e cila ishte diskutimi përmbyllës në suazat e projektit Selia e bankave rinore për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i financuar nga BE.

Duke theksuar që problemi me shpërnguljen e të rinjve është aktual vite me radhë, presidenti Pendarovski tha që nuk është mirë që shteti humb shumë kohë duke mos ofruar programe dhe politika përkatëse për uljen e këtij trendi. Presidenti Pendarovski nënvizoi se të gjithë politikanët e mëparshëm dhe aktual si dhe zyrtarët mbajnë faj për migrimin enorm të të rinjve.

“Kërkoj që kjo çështje të shmanget nga përplasjet partiake dhe nga agjendat ditore politike,  kërkoj që mos diskutohet, nëse mundet ndërsa nuk do të mundet gjatë këtyre zgjedhjeve apo fushata që vijon, sepse për këtë askush nuk do të fitojë pikë politike, sepse të gjithë në këtë pjesë kemi qenë të dobët, nga viti 1990 e deri më sot. Të gjithë duhet t’iu kërkojmë falje qytetarëve të Maqedonisë, që nuk kemi bërë sa duhet, të paktën t’i zbusim pasojat”, theksoi presidenti Pendarovski.

Duke iu referuar regjistrimit të popullatës së vitit 2011, presidenti Pendarovski tha se nuk ka arritur të bëhet, sepse liderët e atëhershëm politik kanë kuptuar që një pjesë e madhe e qytetarëve nga të gjitha komunitetet etnike janë shpërngulur nga vendi.

“Unë ju garantoj prej tani që asnjë politikan në këtë shtet që nuk ka frikë nga shifrat që do t’i shohë ditën kur do t’i publikojnë. Sipas disa kryqëzimeve të rezultateve, ne e dimë sa jemi. Jemi shumë pak.Sigurisht gjysmëmilion më pak se në ish Jugosllavi”, shtoi presidenti Pendarovski.

Fakti tjetër, që  dekurajon të rinjtë dhe i detyron të largohen jashtë vendit, siç theksoi presidenti Pendarovski është politizimi i thellë i shoqërisë. Sipas një hulumtimi në vitin 2004-të, të cilit iu referua presidenti Pendarovski, atëherë 338 mijë qytetarë kanë qenë anëtarë të ndonjë partie politike. Dekurajuese për të rinjtë, shtoi presidenti Pendarovski është edhe fakti që Maqedonia e Veriut nuk është shtet juridik në nivel të demokracive të pjekura evropiane.

“Mendoj që ky debat duhet të hiqet nga përplasjet partiake, mendoj që të rinjve duhet t’u japim mundësi të kenë sukses këtu, ku nuk do t’u japim librezë partiake për punësim. Nëse më të mirët e gjeneratës thonë që nuk u intereson politika apo se nuk dua të merrem me politikë, dua të merrem me atë që e kam mësuar, më jepni një mundësi. Problemi kryesor quhet “klientelizëm” gjegjësisht do të votoj për ty, nëse më punëson”, tha presidenti Pendarovski.

Lidhur me planet e Kabinetit të presidentit për të rinjtë, presidenti Pendarovski veçoi projektet “MKD 2030” dhe “Sy më sy me presidentin”. Në projektin e parë, sipas presidentit Pendarovski, përfshihen rreth 40 persona, prej të cilëve gjysma janë të rinj.MKD 2030 është propozim se si duhet të zhvillohet vendi jonë, Maqedonia e Veriut duhet ta kap hapin me ekonomitë e zhvilluara, sepse siç tha presidenti Pendarovski, një nga mënyrat si t’i mbajmë të rinjtë në vend është edhe rritja e pagave. Qëllimi i projektit “Ballë për ballë” është që presidenti Pendarovski nga afër t’i dëgjojë problemet e të gjithë qytetarëve, dhe aty ku mundet, edhe të ndihmojë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....