Presidenti Pendarovski për të punësuarit në Ndihmën e Shpejtë dhe në poliklinikat: Ju dëshiroj më pak intervenime, keni mbështetjen e të gjithëve që të jeni të qëndrueshëm në punën tuaj

15 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nëpërmjet video-lidhjes sot bisedoi me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, dr. Viktor Isjanovski, me udhëheqësen e Ndihmës Mjekësore Urgjente, dr. Milica Buballo, si dhe me dr. Marija Milevska-Avramovska, e cila është pjesë e ekipit të ambulancës së Ndihmës së Shpejtë.

Në këtë bisedë, Presidenti Pendarovski u njoh  me punën e deritanishme si dhe me punën në vijim të poliklinikave të cilat janë në përbërjen e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, me numrin e thirrjeve telefonike në Ndihmën e Shpejtë, si dhe me intensitetin dhe madhësinë e punës së doktorëve në këto institucione shëndetësore.

“Të gjithë ne, në këtë gjendje të jashtëzakonshme duhet të punojmë me patjetër vazhdimisht dhe ankohemi, por Juve, mjekëve,  puna 24 orë gjatë 7 ditëve në javë Ju është bërë praktikë e vendosur dhe thjeshtë kështu duhet të funksiononi me patjetër. Në këtë drejtim, ju falënderoj që kontribuoni me vetëmohim, sidomos në këto rrethana të jashtëzakonshme” u tha Presidenti Pendarovski mjekëve në bisedën e sotme nëpërmjet videos.

Mjekët gjatë bisedës e informuan Presidentin Pendarovski se poliklinikat në territorin e Qytetit të Shkupit kanë në dispozicion kuadër të mjaftueshëm mjekësor dhe jomjekësor, i cili u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Njëkohësisht, siç thanë mjekët, në këtë moment kanë gjithçka që u nevojitet në lidhje me pajisjet mbrojtëse dhe se ka furnizim në kohë me to.

Presidenti Pendarovski,bashkëbiseduesve të sotëm, por edhe të punësuarve të tjerë në Ndihmën Mjekësore Urgjente dhe në poliklinikat e qytetit, shprehu mirënjohjen dhe respektin për angazhimin e tyre të deritanishëm. Siç tha Presidenti Pendarovski, të gjithë ata janë në linjën e parë të luftës me pandeminë e virusit Kovid-19, janë të parët në kontakt me të sëmurët dhe janë të pasqyruar ndaj rrezikut të lartë.

Gjatë bisedës Presidenti Pendarovski doktorëve të Ndihmës Mjekësore Urgjente u dëshiroi të kenë sa më pak intervenime në periudhën që vijon, sepse, siç tha Presidenti Pendarovski, kjo do të nënkuptojë se dalëngadalë po bie pandemia e virusit Kovid-19. Njëkohësisht Presidenti Pendarovski mjekëve u dha mbështetje të madhe që të jenë këmbëngulës edhe në javët që vijnë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....