Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

22 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti Pendarovski e vizitoi shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara “Xhesi Xhej Kapllan”, ku u njoh me organizimin, metodat dhe punën e shkollës ku janë kombinuar standarde të larta arsimore, infermiere dhe terapi, me qëllim që nxënësit me aftësi të kufizuar t’i realizojnë tërësisht potencialet e veta. Në takimin me udhëheqjen e shkollës u bisedua mbi rëndësinë e arsimit inkluziv, gjendjen dhe mundësinë në raport me sigurimin e mjediseve përkatëse dhe stimuluese për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Në Nju-Xhersi, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe kompaninë “Fast Pek Trejding”, në pronësi të Ivanço Ivanovskit, ku u njoh me funksionimin dhe zhvillimin e kompanive, bashkëpunimin që e realizojnë dhe kushtet e punës në shoqërinë amerikane.

Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësues të njohur të bashkësisë së biznesit dhe diasporës maqedonase në Nju-Xhersi, ndërsa u takua edhe me profesionalistë maqedonas nga Njujorku, ku u njoh me aktivitetet e tyre aktuale dhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore, ekonomike, kulturore dhe politike në SHB.

Në bisedat me ta, Presidenti Pendarovski theksoi se shteti ynë është krenar për sukseset e bashkësisë maqedonase në SHBA. Ai theksoi se shteti ynë është krenar për sukseset e bashkësisë maqedonase në SHBA. Ai theksoi se si anëtarë të etabluar të shoqërisë amerikane, përfaqësuesit e diasporës maqedonase, kanë rol të rëndësishëm në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, përfaqësimin e interesave dhe afirmimin e shtetit tonë.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....