Presidenti Pendarovski për vizitë në Strugë në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

11 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Strugës në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski vizitoi shumë institucione në Strugë, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore maqedonase, e vizitoi kompaninë “Podgorka”, e cila merret me import dhe shpërndarje të prodhimeve ushqimore dhe u takua me aktivistë dhe vullnetarë, të cilët iniciojnë aksione ekologjike për pastrim e bregut të Liqenit të Ohrit.

Në takimin me udhëheqjen e kompanisë “Podgorka” Presidenti Pendarovski u njoh me veprimtarinë e tyre, kapacitetet në industrinë ushqimore dhe me investimet e tyre më të reja të bashkëfinancuara nga fondet IPARD dhe Qeveria.

Presidenti Pendarovski, në Strugë e vizitoi shtëpinë përkujtimore të një prej themeluesve të prozës bashkëkohore maqedonase, autorit të himnit maqedonas, Vllado Maleski, si dhe muralin të cilin në kujtim të personalitetit dhe veprës së tij e përpunoi artisti Goran Ristovski, kurse është vendosur në fasadën e Qendrës kulturore “Vëllezërit Milladinovci”. Në lidhje me mbështetjen e trashëgimisë kulturore, Presidenti Pendarovski e vizitoi dhe shtëpinë përkujtimore të vëllezërve Dimitar dhe Konstantin Milladinovi dhe galerinë përkujtimore të një prej themeluesve të artit tonë bashkëkohor, akademikut Vangel Koxhoman. Drejtori i IP Muzeu “Dr. Nikolla Nezllobinski” Jovan Vasilevski, e njohu Presidentin Pendarovski me aktivitetet dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet ky institucion nacional, si edhe me gjendjen e galerive dhe muzeve të cilat janë në kornizat e tij. Presidenti Pendarovski tha se nevojitet doemos mbështetje dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e institucioneve kulturore, të cilat si prej më të vizituarve nga turistët vendas dhe të huaj, janë resurs i rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit ekonomik-turistik të Komunës së Strugës.

Në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”,  Presidenti u takua edhe me dhjetëra aktivistë dhe vullnetarë struganë të cilët për të dytin vit me radhë organizojnë aksione ekologjike për pastrimin e  bregut të Liqenit të Ohri. Nderim Pollozhani, iniciatori i këtij aksioni dhe kryetar i klubit sportist alpinist “Kaps” nga Struga shprehu shpresën se iniciativa e tyre qytetare, do ta ngrejë vetëdijen publike për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit jetësor dhe do ta nxitë pushtetin lokal t’i mbështesë aktivitetet e tyre të ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....