Presidenti Pendarovski realizoi takim informues me anëtarët e grupit të punës për kontribut gjatë krijimit të ligjit për të rinjtë

21 Qershor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot realizoi takim informues me anëtarët e grupit të punës për kontribut gjatë krijimit të ligjit për të rinjtë. (Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore.)

Në takimin anëtarët e grupit të punës e informuan Pendarovski për aktivitetet e realizuara gjatë periudhës së kaluar, duke shprehur besimin se me këtë ligj, të rinjtë do të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në të gjitha rrjedhat shoqërore prej të cilave varet e ardhmja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të Ligjit, e cila ofron një mundësi për pjesëmarrjen e organizuar të rinisë dhe avokimin e politikave para institucioneve, si dhe krijimin e tyre të përbashkët me institucionet.

Pendarovski shprehi kënaqësi për procesin me të cilin zgjidhet çështje e rëndësishme për të rinjtë dhe nga konsensusin e arritur në procesin, pasi që përfshinë përfaqësues nga qeveria, opozita, rganizatave rinore dhe degëve rinore të partive politike, duke vlerësuar se ky është tregues i pjekurisë së një shoqërie.

Në takimin u konfirmua angazhimi i të gjitha palëve të involvuara të kontribuojnë, që çështjet e rëndësishme të sillen me vendim të përbashkët, dhe e përshëndetën transparencën e procesit, si një komponent shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve.

Presidenti Pendarovski theksoi se krijimi i politikave të suksesshme për të rinjtë që do të krijojnë mundësi për të gjithë të rinjtë këtu, në vendin tonë, është e mundur vetëm nëse ato janë të përfshira në to, si një shtytës i fortë krijues i çdo vendi.

Vetëm në këtë mënyrë, tha Presidenti, është e mundur të krijohet një ambient dhe të ndryshohet imazhin e deritanishëm pikëllues, të rinjtë në vend të atdheut të tyre të ardhmen e shohin jashtë tij. Pikërishtë për këtë, theksoi ai, një nga prioritetet e tij janë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, mendim i të cilit duhet të dëgjohet, në drejtim të krijimit të cilësisë dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, sepse prosperiteti dhe mirëqenia e çdo shoqërie është e lidhur ngushtë me zhvillimin e popullsisë së rinjve.

Tek mua, theksoi Presidenti, gjithmonë do të keni një bashkëbisedues dhe mbështetës të sinqertë që ta zgjidhni plotësisht këtë çështje, i inkurajoi të vazhdojnë së bashku dhe i përgëzoi për qëndrueshmërinë e tyre, këmbënguljen dhe punën të investuar deri më tani.

Në periudhën e kaluar, të rinjtë nga e gjithë vendi patën mundësi të ndajnë mendimin e tyre, propozime ide dhe qëndrime për projekt-tekstin e Ligjit, në debatet publike që ishin të organizuara në disa qytete të Republikën së Maqedonisë së Veriut. Debatet dhe Iniciativa për ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore, të mbështetur nga Misioni i OSBE-së, u realizuan nga grupi i punës i përbërë nga përfaqësues nga Klubi i deputetëve për çështje rinore dhe politikat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencia për të Rinj dhe Sport, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, si dhe përfaqësues të organizatave rinore Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë, Koalicioni i organizatave rinore SEGA dhe degët rinore të partive LSDM-së, BESA, VMRO-DPMNE dhe BDI.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....