Presidenti Pendarovski vizitoi kompaninë “Alkaloid ShA Shkup”

4 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi kompaninë “Alkaloid ShA Shkup”, si dhe “Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim të Alkaloidit – Zhvillim Koorporativ Farmaceutik”, që përbëhet nga laboratorë për zhvillim, testime, si dhe prodhim të medikamenteve të reja.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski u takua me drejtorin e përgjithshëm, Zhivko Mukaetov, si dhe me Viktor Stojcevski, drejtor i financave dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë.

Menaxhmenti i kompanisë  njoftoi Presidentin Pendarovski për veprimtarinë kryesore, aktivitetet aktuale, si dhe investimet e bëra gjatë këtij viti. Sipas drejtorit të përgjithshëm Mukaetov, Alkaloid është një kompani e orientuar drejt eksportit dhe rreth 65% të prodhimit të saj e tregton pothuajse në 30 vende të botës. Gjatë vitit 2020, kompania realizoi investime prej rreth 20 milion euro dhe 175 vende të reja pune.

Duke theksuar traditën me dekada të gjatë në funksionimin dhe përgjegjësinë shoqërore të Alkaloidit, Presidenti Pendarovski gjatë vizitës shprehu besimin se edhe në kushtet të pandemisë Kovid 19, kompania do të vazhdojë të investojë në aktivitete hulumtuese shkencore, njohuritë dhe natyrisht në kapitalin njerëzor.

Grupi Alkaloid numëron mbi 1.800 punonjës në vend dhe më shumë se 530 punonjës në degët dhe zyrat përfaqësuese jashtë Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....