Presidneti Pendarovski për vizitë në Kumanovë në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

27 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot vizitoi Komunën e Kumanovës.

Presidenti Pendarovski vizitoi Fabrikën e Qumështit “Buçen Kozjak” të formuar në vitin 1983, fabrika e parë private në territorin tonë. Para presidentit Pendarovski u prezantua procesi i prodhimtarisë së kompanisë, plasmani i prodhimeve dhe planet e ardhshme të menaxhimit të kompanisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kumanovë presidenti Pendarovski u takua me të punësuarit në bibliotekën “Tane Georgievski” e cila këtë vit shënoi 75 vjetorin e ekzistencës së saj. Presidenti Pendarovski u njoftua me punën e bibliotekës, e cila ka fond letrar mbi 226.000 libra. Gjatë vitit 2019 vazhdoi trendi i rritjes së numrit të lexuesve dhe shërbimeve të bibliotekës. Numri i vizitave të regjistruara është rreth 65.000 në nivel vjetor. Anëtari më i ri i bibliotekës ka vetëm një vit e gjysmë dhe për të biblioteka ka libra me ilustrime dhe përralla, kurse anëtari më i moshuar është 90 vjeç.

Presidenti Pendarovski realizoi takime me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të rajonit të Kumanovës, si dhe me gazetarët dhe korrespodentët lokalë të cilët e njoftuan me ecurinë e punës së tyre dhe sfidat e financimit dhe funksionimit. Punonjësit mediatik në takimin me presidentin Pendarovski theksuan se në shtet korrespodenca po shuhet, por edhe mediat lokale mezi mbijetojnë.

Paraprakisht, Presidenti vizitoi Shkollën Fillore Komunale “Toli Zordumis”, ku mësimdhënia mbahet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe.

Në të  është implementuar modeli “Nansen” për arsim interkulturor, i cili integron nxënësit, prindërit dhe arsimtarët nga etnitë e ndryshme nëpërmjet procesit bashkëkohor të edukimit dhe arsimit.

Gjatë vizitës në Kumanovë, presidenti Pendarovski u takua me d-r. Nurie Aliji, e cila më shumë se 20 vite kujdeset për shëndetin e grave të Kumanovës. Aktualisht ka 12 mijë pacientë dhe është autore e 23 punimeve shkencore dhe bartëse e Çmimit të Nëntorit për qytetin e Kumanovës.

Në takim ajo theksoi se është krenare për arritjet e saja, kurse kënaqësinë më të madhe e ka të ndihmojë njerëzit. Edhe përskaj punës së madhe shkencore, prioritet i saj mbeten pacientët.

Presidenti Pendarovski theksoi se duhet të shquhen shembujt pozitiv në shoqëri, siç është rasti me doktoreshën Aliji.

Presidenti vizitoi edhe meteorologun Boris Sekirarski, i cili më shumë se tri dekada punon në Drejtorinë e Punëve të Hidrometeorologjisë  (DPHM), në Shkup,bartës i më shumë mirënjohjeve ndërkombëtare për inovacionet e tij.

Duke ndjekur ndryshimet klimatike dhe pasojat nga ato, Sekirarski ka krijuar aparatin IoT, i vetëm sipas funksionit maqedonas, me emër ELIF (Electronically Leed Internet Forecast), funksioni i të cilit është të parashoh motin e ligë dhe përmbytjet. Sekirarski, gjithashtu, punon në sistemin më të ri ELIFA për përcjellje të ndryshimeve të cilësisë së ajrit në rajon më të gjerë.

Ndër sukseset e tij më të fundit është sistemi, i cili bashkon të gjitha përpjekjet e tij në fushën e ndryshimeve klimatike, të quajtur ElifERS- Emergency Response System). Me të në rajon do të mund të punojnë shtabet e krizës të niveleve të ndryshme dhe vazhdimisht të kenë vlerësime për kërcënimet e ndryshme nga natyra.

Sekirarski në takim theksoi se në kohën e sotme është shkathtësi e veçantë të gjendet burim i saktë dhe relevantë i të dhënave dhe të zgjidhet burimi që mund t’i besonit. Para presidentit Pendarovski theksoi se synon patentat e tij të shfrytëzohen për dobi të qytetarëve, për përcjelljen në kohë dhe të saktë të gjendjeve meteorologjike.

Projekti “Ball për ballë me Presidentin” është iniciuar nga Programi zgjedhor i presidentit Pendarovski. Qëllimi është që nëpërmjet vizitave në vendbanime të Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski të takohet me qytetarët dhe nga afër të dëgjojë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, por edhe të shpalosen idetë për tejkalimin e tyre.

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....