Fjalimi i Elizabeta Gjorgievska në prezantimin e gjetjeve nacionale të studimit ndërkombëtar HBSC “Sjellje që lidhen me shëndetin te fëmijët në moshën shkollore”

27 Tetor 2023 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, znj. Elizabeta Gjorgievska, në Fakultetin Filozofik në Shkup kishte fjalim përshëndetës në prezantimin e gjetjeve nacionale të studimit ndërkombëtar “Sjellje që lidhen me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjet) në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që organizohet nga Qendra për aksion psikosocial dhe të krizës – Malinska dhe nga Universiteti Filozofik i UKEM-it.

Prof. dr. Gjorgievska theksoi se rezultatet e ciklit të fundit të këtij studimi të rëndësishëm longitudinal janë të rëndësishme për zbulimin e aspekteve kritike të shëndetit të të rinjve dhe hap mundësi për një përparim edhe më të rëndësishëm në të ardhmen.

“Hulumtimi dhe diskutimi për këto tema mbeten imperativ, sepse rezultatet e deritanishme ofrojnë mbikëqyrje të thellë në thelbin e problemit ose nëse dëshironi, anashkalimin e problemeve në kontekst të shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve. Parandalimi dhe ruajtja e shëndetit, si dhe parashikimi i gjendjeve të ardhshme potenciale të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm, janë edhe mandej në krye të listës të këtyre prioriteteve.” – theksoi bashkëshortja e Presidentit.

Në vijim është teksti i fjalimit të bashkëshortes së Presidentit.

Të nderuar të pranishëm, miq të dashur,

Ky eveniment sot është me rëndësi të madhe, sepse jo vetëm që i prezanton rezultatet e ciklit të fundit të studimit, i cili në vitin 2022 shënon 20-vjetorin e zbatimit të Studimit ndërkombëtar ““Sjellje që lidhen me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (11, 13 dhe 15 vjet) në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, për kontributin e jashtëzakonshëm të së cilës folëm herën e kaluar por e feston edhe vazhdimin e bashkëpunimit tonë të përkryer me Qendrën për aksion psikosocial dhe të krizës – Malinska, si mbartës i këtij studimi jashtëzakonisht të rëndësishëm longitudinal.

Takimi i vitit të kaluar ishte i rëndësishëm për zbulimin e aspekteve kritike në shëndetin e të rinjve dhe besoj se e hapi rrugën për një përparim më të rëndësishëm në të ardhmen. Hulumtimi dhe diskutimi për këto tema mbeten imperativ, sepse rezultatet e deritanishme ofrojnë mbikëqyrje të thellë në thelbin e problemit ose nëse dëshironi, anashkalimin e problemeve në kontekst të shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve. Parandalimi dhe ruajtja e shëndetit, si dhe parashikimi i gjendjeve të ardhshme potenciale të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm, janë edhe mandej në krye të listës të këtyre prioriteteve.

Do të rikujtoj se shprehitë jetësore të fëmijëve dhe të rinjve tanë formësohen nga mirëqenia fizike, mentale dhe sociale. Si prindër, edukatorë dhe punonjës shëndetësorë, ne duhet të reagojmë në mënyrë aktive duke ofruar udhëzime dhe edukim të përshtatur për sjelljen dhe nevojat e tyre zhvillimore. Mjedisi në të cilin jetojnë dhe funksionojnë të rinjtë është i një rëndësie të jashtëzakonshme, me theks të veçantë në mbështetjen që ata marrin në formësimin e stilit të jetesës, edukimin e brendësisë së tyre dhe mbrojtjen e shëndetit mendor dhe psikofizik. Pavarësisht se a vjen kjo mbështetje nga familja, mjedisi arsimor, shoqëria e gjerë ku bëjnë pjesë bashkëmoshatarët e tyre, apo nga të a.t. bashkësia “onlaj”, i cili ndikon gjithnjë e më shumë mbi shprehitë e brezit tonë të ri. Temë që kërkon një rishikim dhe eveniment të këtij lloji, në vetvete, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe ndërthurjen me të përditshmen, apo me fjalorin e më të rinjve – botës “oflajn”.

Është e domosdoshme të gjendet mënyra e vërtetë që ata t’i kuptojnë pasojat e shprehive të dëmshme, ta përvetësojnë artin e organizimit të kohës së vet të lirë dhe të përpunojnë me shkathtësi pasurinë e informacioneve në mjedisin që i rrethon, që u mundëson ta përmirësojnë mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale.

Në fund, do të dëshiroja t’ju falënderoj që më nderuat të jem pjesë e këtij udhëtimi të rëndësishëm të përbashkët drejt të nesërmes më të ndritshme dhe më të shëndetshme; dhe njëkohësisht ta përshëndes përkushtimin e atyre që punuan pa lodhje që ta bëjnë këtë studim realitet, duke i përfshirë edhe hulumtuesit, edukatorët, mjekët, psikologët, punonjësit tanë socialë të përkushtuar dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në këtë projekt – arkitektët e të sotshmes dhe të ardhmes së rinisë sonë.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....