Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Georg Vucas

5 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Georg Vucas.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Vucas për angazhimin diplomatik në vend dhe për kontributin në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve dhe i uroi sukses në karrierën e mëtejshme.

Në takim u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet e përkryera politike dhe ekonomike midis dy vendeve dhe pritja se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e përhershme dhe të fuqishme austriake të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të procesit tonë të integrimit evropian.

Në këtë takim lamtumire të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi ngjarjet politike në vend, si dhe mbi gjendjet aktuale në Evropë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....