Takimi i Presidentit Pendarovski me ministren portugeze të Mbrojtjes, Maria Helena Kareiras

12 Shtator 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ministren e Mbrojtjes të Republikës së Portugalisë, Maria Helena Kareiras, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në vend.

Dy bashkëfolësit biseduan mbi bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes, mbi procesin e reformave n vend me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ushtarake dhe modernizimit të forcave të armatosura, si dhe mbi aktivitetet e përbashkëta në suazat e NATO-s, me qëllim të përforcimit të Aleancës dhe përmbushjes së qëllimeve të përbashkëta në siguri dhe mbrojtje.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje të nënshkruar midis dy vendeve dhe shprehu pritjen se ajo do të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit maqedonas-portugez në mbrojtje, bashkëpunimin në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, stërvitjen dhe edukimin e përbashkët.

Në këtë takim u shkëmbyen edhe informacione mbi gjendjen në Ukrainë, ku Presidenti Pendarovski e riafirmoi mbështetjen integritetin dhe sovranitetin territorial për Ukrainën, si dhe për ndihmën ushtarake, politike dhe humanitare që ia jep vendi Ukrainës.

Në kontekst të gjendjeve aktuale u bisedua edhe mbi eurointegrimet, Presidenti Pendarovski e falënderoi për përpjekjet e bëra nga kryesimi portugez me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e tërësishme të Portugalisë në raport me eurointegrimet maqedonase.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....