Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në konferencën e dytë vjetore “Shkup Forumi ekonomik dhe financiar”

31 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën e dytë vjetore “Shkup Forumi ekonomik dhe financiar” me temë “Ruajtja e zhvillimit gjatë pasigurisë dhe më pas”, të organizuar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,

Faleminderit për ftesën që të mbaj fjalim në Forumin ekonomik-financiar të organizuar nga Ministria e Financave.
Para disa ditësh mora pjesë në Forumin ekonomik botëror në Davos, ku në fokus ishte dilema si të ruhet zhvillimi në kohë pasigurie dhe si të planifikohet zhvillimi i ardhshëm. Tema jonë e sotshme në vetvete përmban dy aspekte të ngjashme. Aspekti i parë fokusohet te urgjenca dhe e imponon pyetjen çfarë masash afatshkurtra të ndërmarrin që ta ruajmë stabilitetin makroekonomik dhe t’i amortizojmë tronditjet e shkaktuara nga turbulencat globale gjeopolitike.

Aspekti i dytë fokusohet në projeksionet dhe planet afatmesme dhe afatgjata për ruajtjen e zhvillimit. Si rrjedhim është e rëndësishme pyetja se a do të kemi periudhë qetësie dhe normalizimi, apo do të duhet të mësojmë të funksionojmë në kushte të pasigurisë së përhershme për shkak të krizave të simuluara.

Nëse shikojmë 20 vjetët e kaluar do të vërejmë se krizat ekonomike, ekologjike dhe ato të sigurisë me të cilat ballafaqohet njerëzimi janë zmadhuar edhe në numër edhe në intensitet, edhe nga ndërlikimi i tyre edhe nga ndikimi. Nga sulmet terroriste në SHBA në vitin 2011, nëpër krizën ekonomike globale të vitit 2008, pranverën arabe në 2011, krizën e refugjatëve dhe migrantëve nga viti 2015 dhe 2016 dhe deri në pandeminë e kovidit-19, nuk kemi pasur periudhë më të gjatë pa kriza serioze.
Njëkohësisht, megatrendet globale siç janë digjitalizimi, ndryshimet klimatike dhe pabarazia zhvillimore i ndryshojnë në mënyrë drastike rregullat sipas të cilave funksionojnë industria dhe tregu i punës. Pandemia i zmadhuar këto megatrende dhe na e shkurtoi kohën që mendonim se e kishim që të zbatojmë politikat lidhur me qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm. Kemi zhvillim të ngadalësuar ekonomik, zmadhim të inflacionit, të çmimeve dhe të borxhit publik dhe thellimit të pabarazisë midis shteteve, por edhe brenda vetë shteteve. Invazioni rus mbi Ukrainën i ndërpreu të gjitha hallkat vitale për furnizim, shkaktoi krizë energjetike dhe çrregullim të tregjeve ushqimore.

Për shkak të ndryshimeve shumë raporte dhe strategji vjetërsohen para se të shpallen. Prandaj, nëse shikojmë të ardhmen nëpër prizmin e përvojës së tanishme, është më mirë të përgatitemi dhe të ndërtojmë model të zhvillimit ekonomik, që do të jetë rezistent ndaj krizave.

Para pak kohe themeluesi i Forumit botëror ekonomik, Klaus Shvab shprehu kualifikim se krizat i zbulojnë dobësitë e sistemit dhe se pikërisht nga përgjigja ndaj krizave dalin zgjidhjet që bëhen bazë për zhvillimin e ardhshëm. Në atë kuptim, në periudha të çrregullimit të normales, rezistenca varet nga dy gjëra: nga adaptimi dhe vendosmëria jonë.

Paradigma e vjetër u qasej shpesh çështjeve të zhvillimit, qëndrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes si sfera të veçanta. Si rezultat kishim politika kompromisi që, për shembull, fokusohen në zhvillimin e llogarisë së qëndrueshmërisë ekologjike dhe drejtësisë ekonomike, ose, përsëri, në qëndrueshmërinë ekologjike, por, edhe në çmimin e zhvillimit dhe drejtësie sociale. Sipas paradigmës së re, këto tri dimensione janë të ndërvarura dhe duhet të zbatohen njëkohësisht. Zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm edhe për mjedisin jetësor, por edhe inkluziv, duke e zvogëluar padrejtësinë sociale.

Kuptohet sot, fokusi ynë primar është në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut dhe të Rajonit. Si rrjedhim, edhe përgjigja jonë duhet të përputhet me specifikat maqedonase. Në këtë drejtim, që në fillim të mandatit tim e iniciova Kornizën për zhvillim MKD 2030 si platformë të përbashkët për vizion afatgjatë për të ardhmen e shtetit. Qëllimi ishte të marrim një konsensus mbipartiak, nacional në lidhje me prioritetet për përparim dhe jetë më të mirë të qytetarëve.

Këtë dokument strategjik do ta promovojmë zyrtarisht muajin e ardhshëm. Me këtë rast dëshiroj të flas shkurtimisht mbi katër prioritetit e saj zhvillimore.

Prioriteti i parë është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik me minimum 5% në vit. Imperativ është ta zmadhojmë produktivitetin dhe konkurrencën e ekonomisë nacionale nëpërmjet transformimit të strukturuar të ekonomisë dhe zgjidhjeve teknologjike moderne si nxitësit kryesorë të veprimtarive prodhuese dhe shërbyese. Do të duhet të nxitim investime të reja, ta zvogëlojmë ekonominë e zezë dhe të sigurojmë treg fleksibil dhe dinamik të punës.

Prioriteti i dytë është mbrojtja më e lartë e mjedisit jetësor dhe ripërcaktimi i politikës energjetike maqedonase me qëllim që t’u përgjigjemi më mirë kërkesave të brendshme dhe tronditjeve të jashtme.

I treti, digjitalizimi gjithëpërfshirës i cili do të hapë hapësirë për investime dhe vende të reja pune. Sipas raportit më të ri të Bankës Botërore për perspektivat ekonomike globale, një nga hapat më të rëndësishëm në zvogëlimin e pabarazisë është inovacioni digjital. Prandaj, deri në fund të kësaj dekade do të duhet të përfundojmë sistemin e ekonomisë digjitale dhe të investojmë shumë më shumë në zhvillimin e sektorit maqedonas TI.

Prioriteti i katërt është arsimi dhe zhvillimi inkluziv. Që ta parandalojmë ikjen e të rinjve nga vendi, nevojiten angazhime sistematike që të krijojmë arsim gjithëpërfshirës, cilësor dhe të digjitalizuar, të përshtatur me trendët bashkëkohorë botërore dhe me tregun e punës. Duhet të investojmë në çdo etapë të arsimit, ta përforcojmë lidhjen midis institucioneve arsimore dhe kompanive me qëllim që ta ngremë shkrim-leximin funksional midis nxënësve dhe studentëve të diplomuar.

Në përputhje me paradigmën holistike të zhvillimit, këto katër prioritete do të duhet të zbatohen njëkohësisht. Në këtë angazhim të madh kontributin e vet do të duhet të japin të gjitha segmentet e shoqërisë maqedonase, nga institucionet shtetërore, faktorët politikë, sektori privat dhe qytetar, si dhe bashkësia akademike.

Të nderuar të pranishëm,

Nëse duam një përparim të qëndrueshëm, prioriteti i parë është ripërpilimi i modelit të zhvillimit ekonomik, dhe kuptohet, nëse ambicia jonë nuk është vetëm të mbijetojmë, por edhe të përparojmë. Ndoshta për një afat të shkurtër disa nga këto politika do të jenë të dhimbshme, por në afat të gjatë janë të domosdoshme dhe të dobishme. Besoj se nëse i përmbushim këto kritere, jo vetëm që do ta tejkalojmë këtë periudhë turbulente me më pak humbje, por edhe do të arrijmë të krijojmë kushte për zhvillim të qëndrueshëm edhe në kushte të pasigurisë, por edhe mandej. Ky është obligimi ynë jo vetëm ndaj kompanive, por edhe ndaj brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....