Presidenti Pendarovski ua dha certifikatat pjesëmarrësve në programin “Menaxherë të rinj dhe liderë afaristë”

2 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ua dha certifikatat pjesëmarrësve në programin “Menaxherë të rinj dhe liderë afaristë” që është organizuar nga Këshilli i investitorëve të huaj, kurse me mbështetje nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar kryetar i Këshillit të investitorëve të huaj,
anëtarë të Këshillit të investitorëve të huaj,
të nderuar menaxherë të rinj,
zonja dhe zotërinj,
miq të dashur,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të flas në ceremoninë përmbyllëse të programit për menaxherë të rinj dhe liderë afaristë e cila u realizua nga Këshilli i investitorëve të huaj, me mbështetje nga Presidenti, dhe u mundësoi të rinjve të talentuar në moshë deri 29 vjet, përvojë praktike në kompanitë të cilat janë anëtare të Këshillit.

Falë këtij programi, nga janari deri në fund të majit të këtij viti, 32 të rinj, bashkëqytetarë tanë, nëpër një sërë trajnimesh fituan shkathtësi dhe njohuri të domosdoshme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional. Trajnimet janë zbatuar në 18 kompani të cilat janë anëtare të Këshillit të investitorë të huaj. Më gëzon fakti që nga viti në vit numri i kompanive të interesuara që të marrin pjesë në këtë program po zmadhohet vazhdimisht. Kështu, nëse vjet kishim 8, tani kemi 18 kompani pjesëmarrëse në program. Duke u vendosur në dispozicion të menaxherëve dhe liderëve të rinj në biznes këto subjekte afariste bënë një hap jashtëzakonisht  të rëndësishëm të përgjegjshëm në shoqëri. Shpreh falënderim të madh për interesin e tyre!

Paralelisht me numrin e kompanive rritet edhe numri i kandidatëve të cilët aplikojnë për këtë program dhe është gjithnjë dhe më e vështirë të bëhet përzgjedhje e më të mirëve. Përndryshe, fakti që katër nga pjesëmarrësit në program morën punësim në kompanitë ku e realizuan programin flet për benefitin e dyanshëm.

Presim dhe dëshiroj këta numra të vazhdojnë të rriten çdo vit. Thjesht për faktin se dobi nga kjo kanë edhe menaxherët e rinj dhe kompanitë. Jam i bindur se programet e tilla kontribuojnë thelbësisht në motivimin shtesë të profesionalistëve të rinj që karrierën e vet ta ndërtojnë në atdheun e vet. Ata janë krijuesit e ardhshëm të proceseve të cilat duhet të çojnë në etablimin e një sistemi i cili si prioritet do të ketë cilësinë, përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat morale. Ky është parakusht që të arrijmë te Republika bashkëkohore, moderne dhe të begatë të Maqedonisë së Veriut që padyshim është interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve tanë dhe i bashkësisë së biznesit.

Në këtë kontekst do të dëshiroja ta përmend edhe përpilimin e dokumentit strategjik MKD 2030 ku mori pjesë edhe Këshilli i investitorëve të huaj. Domethënë në të përveç digjitalizimit, decentralizimit, politikave ekologjike, ekonomike, agrare dhe shëndetësore, vend të rëndësishëm zënë edhe arsimi dhe shkenca, ku kyçe janë politikat kundër migrimit dhe hapjes së perspektivave për qëndrim të të rinjve në vendin e vet.

Të nderuar,

Do të dëshiroja ta shfrytëzoj fjalimin tim të sotëm që të theksoj se programi për menaxherë të rinj dhe liderë afaristë u dëshmua padyshim si mundësi e jashtëzakonshme për involvim dhe përfshirje të profilit të ndryshëm arsimor të të rinjve ambiciozë të cilët kanë dëshirë për ha cilësor profesional. Nuk kam dyshim se të gjithë që ishin pjesë e programit do të vazhdojnë të ndërtojnë karriera të suksesshme dhe ta realizojnë tërësisht potencialin e vet. E njëjta vlen edhe për ata që aplikuan, por nuk ishin midis të përzgjedhurve këtë vit, si rezultat i interesit të madhe dhe cilësisë dhe konkurrencës së lartë. Me këtë rast i inkurajoj të aplikojnë vitin e ardhshëm. Gjithsesi jo vetëm këtu por edhe në programe dhe projekte të ngjashme të cilat mundësojnë fitim të njohurive, shkathtësive dhe përvojës.

Në fund, më lejoni t’i falënderoj edhe njëherë Këshillin e investitorëve të huaj dhe kryetarin e tij Shtefan Peter për interesin dhe bashkëpunimin e përkryer, të gjitha kompanive pjesëmarrëse t’u uroj sukses në biznes, kurse të rinjve menaxherë dhe liderë shëndet, fat dhe gjithsesi zhvillim dhe karrierë të suksesshme profesionale.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....