Ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit në “Kampin e Ohrit për ekselencë të lartë teknologjike”

17 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski ua dha certifikatat pjesëmarrësve në edicionin e dytë të “Kampit të Ohrit për ekselencë të lartë teknologjike” të mbajtur me mbështetjen e tij, me qëllim të përvetësimit, përparimit dhe shkëmbimit të shkathtësive të teknologjisë së përparuar te të rinjtë në vend dhe në diasporë si dhe nxitjen e interesit për të mësuarin STEM, sidomos të personat e familjeve social-ekonomike vulnerabile.

Pjesëmarrësit në moshë nga 10-15 vjet, gjatë programit mësimor njëjavor të realizuar nga ligjërues STEM, me metoda dhe të mësuarit bashkëkohor me efektivitet të lartë patën mundësi t’i përparojnë shkathtësitë e veta për kodim dhe robotikë dhe nëpërmjet punës në ekip t’i shkëmbejnë mendimet e veta dhe përvojat e mësuara. Përveç komponentit arsimor, kampi u mundësoi pjesëmarrësve të krijojnë miqësi të reja, të hulumtojnë bukuritë natyrore lokale, trashëgiminë dhe traditën tonë kulturore.

Pjesëmarrësit ia prezantuan Presidentit Pendarovski projektet e veta nga fusha e robotikës, të realizuara në kampin për ekselencë të lartë teknologjike.

Presidenti Pendarovski i uroi pjesëmarrësit për programin e përfunduar, u dëshiroi sukses të mëtejshëm dhe shprehu bindjen se miqësitë dhe përvojat e marra do të jenë kontribut i rëndësishëm mbi zhvillimin e tyre të mëtejshëm personal. Ai i falënderoi organizatorët dhe mbështetësit për realizimin e përkryer të edicionit të dytë të kampit, duke i motivuar të rinjtë të mendojnë në mënyrë kreative dhe të synojnë gjithmonë akte të reja.

Programi realizohet me organizim nga Maqedonia 2025, kurse në partneritet me Ambasadën amerikane në Shkup, MASIT, Brainster, Inxhinierë të rinj, iSourse, Vera e Ohrit, Alkaloid, Kostal, itLabs, Vinçini, Bar&Brekfast dhe mbështetës të tjerë individualë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....