Presidenti Pendarovski ua dha certifikatat pjesëmarrësve në Shkollën e dytë për politika

9 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Vilën “Biljana” në Ohër, ua dha certifikata pjesëmarrësve në Shkollën për politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik për vitin 2022.

Shkolla u realizua nëpërmjet pesë seminareve edukative në periudhën nga marsi deri në tetor të vitit 2022, me pjesëmarrje të ligjëruesve dhe trajnuesve eminentë nga shteti dhe nga jashtë. Këtë vit morën pjesë 35 pjesëmarrës në moshë nga 21 deri në 35 vjet, të përzgjedhur në konkurs publik, në bazë të interesit të tyre për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, kualifikimet profesionale dhe arritjet profesionale.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë që edhe kjo gjeneratë e dytë, e vërteton qëllimin themelor të Shkollës që të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe solidare.

“Që në gjeneratën e parë vendosë pjesëmarrësit në këtë Shkollë të përzgjidhen nëpërmjet një procesi transparent dhe garues, në bazë të arritjeve dhe meritave personale, por edhe me respektim të shumëllojshmërisë së shoqërisë sonë. Në këtë mënyrë kemi mundësi t’i përzgjedhim kandidatët më cilësore, por edhe t’u japim mundësi të rinjve nga grupet të cilat, për fa të keq, shihen ende si të margjinalizuara nga shoqëria. Pikërisht bashkëpunimi me ta na bën veçanërisht krenarë”, tha Presidenti Pendarovski, duke u uruar pjesëmarrësve që edhe mandej të jenë faktorë aktivë në jetën tonë shoqërore.

Pjesëmarrësit e sivjetshëm kishin mundësi t’i përparojnë njohuritë e veta, në fushën e zhvillimit demokratik të sistemit politike, funksionimit të shtetit juridik, integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal, politikave rinore, zhvillimit socioekonomik dhe politikave ekonomike në kohën e krizës energjetike, anëtarësimit në NATO dhe kërcënimeve të sigurisë, si dhe komunikimit politik gjatë transformimit digjital, fushatës së dezinformacioneve dhe lajmeve të rreme, si dhe për nevojën për transparencën më të madhe dhe demokratizimin e institucioneve të pushteti.

“Shkolla për politika në Qendrën Presidenciale për Edukim Politik është projekt për edukim dhe trajnim, por para së gjithash është platformë për dialog shoqëror, i cili në kohën e ndarjeve intensive dhe konflikteve shoqërore është më se i nevojshëm.  Detyra e saj themelore është t’i bashkojë pjesëmarrësit e grupeve të ndryshme shoqërore në kërkim të vlerave dhe politikave të cilat bashkojnë dhe nxitin zhvillim demokratik dhe socioekonomik në shoqërinë maqedonase”, theksoi prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetari i Këshillit të programit të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik.

Në këtë solemnitet në emër të të gjithë pjesëmarrësve të sivjetshëm foli Kristina Stankovska, e cila i tregoi mbresat dhe përvojat e fituare nga seminaret edukative.

Shkolla për politika është organizuar në bashkëpunim me zyrat e fondacioneve dhe shoqatave në vend “Fridrih Ebert”, Instituti republikan Ndërkombëtar (IRI), Fondacioni “Konrad Adenauer”, Instituti demokratik nacional për punë ndërkombëtare (NDI), Fondacioni për demokraci Uestminster, Fondacioni “MK2025” dhe Zyra rajonale për bashkëpunim rinor “RYCO”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....