Konferenca për shtyp e presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar

13 Qershor 2023 | Kumtesat

Në suazat e vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidentët Pendarovski dhe Pirc Musar mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Në vijim është teksti i integruar i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

E nderuara Presidentja Natasha Pirc Musar,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kam nderin dhe kënaqësinë që sot e mirëprita Presidenten e Republikës së Sllovenisë, vendi ynë mik  me të cilin nuk kemi çështje të hapura, kurse marrëdhëniet e ndërsjella bazohen në miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen shumëvjeçare edhe në plan politik edhe në plan ekonomik.

Me Slloveninë na lidh e kaluara e përbashkët si pjesë e një ish-shteti, sot jemi së bashku aleatë në Aleancën e NATO-s, kurs, jam i bindur se kemi edhe të ardhme të përbashkët si pjesë e Bashkimit Evropian. .

Më gëzon veçanërisht dialog intensiv politik në nivel të lartë midis dy shteteve që është vërtetim për respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, ashtu siç u shkon dy shteteve evropiane. Pres që me Presidenten Pirc Musar ta vazhdojmë atë traditë dhe të kemi bashkëpunim të suksesshëm.

Në takimin tonë të parë kishim biseda konstruktive mbi bashkëpunimin bilateral dhe mbi lidhjet ekonomike midis vendeve tona, kurse një kohë të rëndësishme u kushtuam edhe eurointegrimeve maqedonase dhe gjendjeve në rajon dhe në kontinentin evropian në përgjithësi.

Republika e Sllovenisë është partneri ynë i rëndësishëm gjatë zbatimit të reformave evropiane me vite me radhë. Nga Presidentja sllovene mora bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se me mbështetje eksperte dhe politike Sllovenia do të mbetet promotorë e integrimit evropian maqedonas.

Unë e shfrytëzoj këtë rast ta falënderoj Slloveninë për këtë mbështetje, si dhe për mbështetjen që ua jep për anëtarësim vendeve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili është prioritet në agjendën sllovene të politikës së jashtme. Në këtë kontekst biseduam edhe mbi samitin e ardhshëm të shefave të shteteve të cilat janë pjesë e procesit Bërdo-Brioni, kurse, i cili duhet të mbahet te ne në gjysmën e parë të shtatorit këtë vit.

Me Presidenten konstatuam se bashkëpunimi midis dy armatave tona edhe në suazat e aleancës së NATO-s dhe në nivel bilateral është me rëndësi të jashtëzakonshme, si dhe shkëmbyem mendime dhe informacione mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe në kontinent, të imponuara nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Të nderuar,

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik Sllovenia është partneri dhe investitori ynë tregtar me vite. Vitin e kaluar 2022 shkëmbimi i përgjithshëm tregtar ka qenë mbi 280 milionë euro, me një rritje prej mbi 40 milionë eurosh, në krahasim me vitin 2021. Bashkëpunimi ekonomik rritet vazhdimisht, por, me qëllim që ta zmadhojmë shkëmbimin e mallrave në gjysmë miliarda euro, u dakorduam se duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik edhe në fushën e shërbimeve dhe investimeve direkte të huaja, kurse, për këtë na ndihmon fakti se midis kompanive maqedonase dhe sllovene ekziston një traditë e gjatë bashkëpunimi dhe përvoja e rrjete kontaktesh që tashmë janë të etabluara.

Në fund më lejoni ta veçoj bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit, shkencës dhe artit. Sllovenia është një nga vendet në suazat e Bashkimit Evropian që shumë të rinj tanë e përzgjedhin për arsimim dhe zhvillim në karrierë, kurse kështu thellohen dhe përforcohen lidhjet midis qytetarëve tanë.  Gjithashtu, marrëdhëniet tona i zmadhojnë edhe profesorët dhe artistët të cilët ligjërojnë gjuhët tona dhe realizojnë shkëmbim intensiv shkencor dhe kulturor.

E nderuar Natasha,

Ju dëshiroj edhe njëherë mirëseardhjen dhe qëndrim të këndshëm, dhe Juve dhe delegacionit tuaj.

Faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....