Vizita zyrtare e Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

12 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër, më 13 qershor 2023, të martë, do të mirëpresë Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Pirc Musar do të mirëpritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoni zyrtare në Kabinetin e Presidentit, pas së cilës do të vijojë takimi tet-a-tet i presidentëve Pendarovski dhe Pirc Musar dhe takimi plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë.

Në suazat e kësaj vizite, në kishën “Shën. Spas” në Shkup, dy presidentët do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit.

PROGRAMI: e martë, 13 qershor 2023 

  • ora 10:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake
  • ora 10:15 – Takimi tet-a-tet
  • ora 10:30 – Takimi plenar i delegacioneve
  • ora 11:20 – Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Pirc Musar.

I ftojmë ekipet e akredituara të mediave në Kabinetin e  Presidentit në orën 09:00.

Ceremonia zyrtare e pritjes dhe konferenca e përbashkët për shtyp janë të hapura për të gjitha mediat e akredituara, kurse do të jepen drejtpërdrejt edhe në platformat digjitale të Presidentit Pendarovski (Fejsbuk dhe Jutjub).

  • ora 12:00 (kisha “Shën. Spas”) – Vendosja e kurorave pranë varrit të Goce Dellçevit.

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët e akredituar në kishën “Shën. Spas” në orën 11.40.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidentja sllovene Natasha Pirc Musar do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, Kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevskin dhe do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund t’i drejtohen Biljana Radevës  +389 76 45 55 45 [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....