Takimi i Presidentit Stevo Pendarovski me ministren austriake për Evropën dhe Kushtetutën, Karoline Edshtadler

30 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Karoline Edshtadler, ministren federale për  Evropën dhe Kushtetutën e Republikës së Austrisë, në suazat e vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kontekst të mbështetjes austriake për proceset eurointegruese të vendit dhe të rajonit, Presidenti Pendarovski dhe ministrja Edshtadler e theksuan nevojën urgjente të efektuimit të vendimit pa kushte të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, të marsit të vitit 2020, për fillimin e procesit të negocimit, sidomos pas ngjarjeve të fundit në fqinjësinë më të gjerë dhe sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë mbi Kontinentin Evropian të shkaktuara nga invazioni ushtarak rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski theksoi se Austria është mik i dëshmuar i rajonit, ka rol thelbësor në prioritizimin e çështjes së politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pikërisht me këtë vizitë të ministres për Evropën, në momentin kur në fokus të BE-së është një rajon tjetër i kontinentit, validitohet edhe urgjenca e dosjes sonë evropiane.

Në këtë kuptim, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për riafirmimin e pozitës austriake, për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe qëndrimin se çdo shtyrje e konferencës ndërqeveritare me BE-në, mund të jetë sinjal për fuqitë e tjera të cilat punojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Përveç kësaj, Presidenti Pendarovski rekomandoi se çdo shtyrje e mëtejshme e fillimit të negociatave, kontribuon për zmadhimin e euroskepticizmit në vend dhe e hap gjerësisht portën për ndikim të madh të palëve të treta.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime edhe mbi statusin e negociatave me Bullgarinë dhe pikëpamjet e mundshme për zhbllokim të rrugës sonë evropiane. Bashkëfolësit ranë dakord se sfidat e imponuara nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë pjesë e kornizës së negociatave, duhet të korrespondojnë me të ardhmen dhe me vizionin e rajonit, për të cilën historia nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë pengesë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....