Takimi me sër Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

26 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti sër Stjuart Piç, përfaqësuesin special të Mbretërisë së bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëveshjet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, mbi gjendjet në rajon, si dhe mbi ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për përforcimin e bashkëpunimit midis dy shteteve në shumë sfera të interesit të përbashkët.

Në atë kontekst, Presidenti Pendarovski e falënderoi për donacionin më të ri britanik i cili përfshin 14 njësi mobile për trajnimin e përfaqësuesve të Armatës në mjedis urban, që sot do të dorëzohet në poligonin “Krivollak”, duke e vlerësuar si një afirmim tjetër të aleancës së fuqishme të të dy shteteve anëtare të NATO-s.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime në lidhje me fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...