Takim bilateral i Presidentit Pendarovski me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

17 Qershor 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, në Ohër pati takim bilateral me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku u fol mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, mbi sfidat aktuale në planin rajonal dhe multilateral dhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë takim të dy presidentët shprehën kënaqësinë nga dinamika e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke i shqyrtuar mundësitë për përparim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski, në shpirtin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, e riafirmoi qëndrimin mbi mbështetjen e aspiratave euroatlantike të Kosovës si dhe aderimin aktiv të Kosovës në iniciativat dhe forumet ekzistuese rajonale.

Në atë kuptim, bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi gjendjen në rajon, si dhe aktualitetin në dialogun e Kosovës me Serbinë, angazhimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe ranë dakord se nën ndritën e sfidave të reja gjeopolitike të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën, zgjidhja e qetë e çështjeve të hapura të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë imperativ absolut për të gjithë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....