Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin francez Timonie

30 Shtator 2020 | Takimet

Presidenti Pendarovski, sot në një takim lamtumire e priti ambasadorin e Republikës së Francës, Kristian Timonie.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve dhe është vlerësuar se karakterizohen nga miqësia dhe besimi i ndërsjellë. Presidenti theksoi se Maqedonia e Veriut te Franca sheh aleatin në realizimin e qëllimeve strategjike.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që gjatë mandatit katërvjeçar të ambasadorit Timonie dy shtetet u bënë aleate në NATO, si dhe është marrë vendimi për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes që Franca e jep për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, duke thënë se pas miratimit të metodologjisë së re për mbajtjen e negociatave, shteteve kandidate u është mundësuar integrimi në BE të zhvillohet nëpërmjet zbatimit të reformave themelore.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Timonie për angazhimin e tij të tërësishëm diplomatik në shtetin tonë dhe i uroi sukses në planin personal dhe profesional.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...