Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin grek Rusos Kunduros

26 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e mirëpriti ambasadorin e Republikës Helene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rusos Kunduros.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për përkushtimin e ndërsjellë për zhvillim të partneritetit midis dy shteteve dhe e theksoi kontributin e Marrëveshjes së Prespës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira miqësore dhe bashkëpunimit.

Dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi procesin e hapjes së negociatave aderuese, ku Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen pa mëdyshje nga Republika Helene. Edhe përkrah kësaj, në takim u fol edhe mbi çështjet aktuale në rajon dhe në Evropë, mbi pasojat e agresionit rus mbi Ukrainën, si dhe mbi krizën ekonomike dhe energjetike.

Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin Kunduros, për angazhimin dhe përkushtimin, si edhe për bashkëpunimin konstruktiv në përparimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe i dëshiroi sukses në karrierën e mëtejshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit