Takim lamtumire i Presidentit Pendarovski me ambasadorin italian Karlo Romeo

15 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në takim lamtumire e priti Karlo Romeon, ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve dhe është konstatuar se midis dy shteteve ekziston zhvillim i suksesshëm i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Bashkëfolësit theksuan se të dy shtetet kujdesen për marrëdhëniet miqësore tradicionale, me shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe besimit, si dhe me një dialog të përkryer politik. Ata e riafirmuan interesin për intensifikim shtesë të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimit tregtar, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, arsimit, kulturës dhe turizmit.

 

Presidenti Pendarovski nënvizoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson mbështetjen konstruktive, të qartë dhe pa rezerva të Republikës së Italisë në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Bashkëfolësit ranë dakord  se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NTAO është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal.

Duke i uruar ambasadorit Romeo sukses në angazhimin profesional të mëtejshëm, Presidenti Pendarovski e falënderoi për angazhimin e tij të deritanishëm në shtetin tonë ku e theksoi realizimin e suksesshëm të vizitës zyrtare në Republikën e Italisë që u realizua në nëntor të vitit 2019 dhe shprehu pritjen për vizitë zyrtare nga presidenti italian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....