Takim me krerët dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare

17 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti krerët dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të përfshira në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim morën pjesë, kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë- Dioqeza e Ohrit, Mitropoliti i Shkupit, peshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z. Stefani, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reis el Ulema haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, kreu i kishës katolike, Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i Strumicës- Shkupit, Kiro Stojanov, kryetari i përfaqësisë kishtare të kishës evangjeliste- metodistike, Emil Zaev, kryetarja e komunitetit hebraik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano Nikoliq si dhe Darian Sotirovski, drejtor i Komisioni për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare dhe Grupeve religjioze.

Në takim, presidenti Pendarovski përmendi bashkëjetesën dhe respektimin e dallimeve si një nga vlerat themelore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para krerëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, Presidenti theksoi përpjekjen e tij për bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Maqedoninë e Veriut, në interes të kuptimit dhe tolerancës së ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski përmendi rëndësinë e rolit të krerëve të komuniteteve fetare në thellimin e bashkëjetesës, si parakusht i rëndësishëm për prosperitet dhe përparim në shtet. Krerët dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare përshëndetën nismën për mbajtjen e takimit të sotëm dhe theksuan se edhe krahas dallimeve fetare, synimi i përbashkët i të gjithëve është ndërtimi i paqes dhe respektit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....