Takim me përfaqësuesit e Olimpiadës speciale të Maqedonisë së Veriut

18 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Olimpiadës speciale të Maqedonisë së Veriut të cilët morën pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore që u mbajtën muajin e kaluar në Berlin.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi olimpistët tanë për suksesin e arritur dhe pesë medaljet e fituara, nga të cilat një e artë, dy të argjendta dhe dy e bronzta. Në Olimpiadën e Berlinit, sportisti Agron Hajredini fitoi medalje të artë në kërcim së gjati, kurse Juliana Petrovska ishte e dyta në të njëjtën disiplinë. Në disiplinën e notit, Stefan Tërpkovski fitoi medalje të argjendtë në 100 metra shpinë, kurse Mario Mickovski medalje të bronztë në garën e 100 metrave stil i lirë. Jane Nikodinovski fitoi medalje bronzi në badminton.

Duke theksuar se rezultatet e tyre janë krenaria jonë kombëtare, Presidenti Pendarovski i falënderoi për përfaqësimin e denjë ndërkombëtar të shtetit. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen për aktivitetet dhe angazhimin e Olimpiadës speciale maqedonase, e cila duke vlerësuar cilësitë sportive, kontribuon në përfshirjen dhe realizimin e afiniteteve individuale të personave me aftësi të kufizuara dhe zhvillimin atipik.

Në Lojërat Olimpike Speciale Botërore në Berlin morën pjesë mbi 7000 sportistë nga 190 vende. Olimpiada jonë speciale u prezantua me 19 atletë me zhvillim jotipik në pesë disiplina: not, basketboll, badminton, atletikë dhe pingpong.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....