Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin shqiptar Reka

14 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekan.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale të përgjithshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe është shprehur kënaqësia për përparimin e vazhdueshëm. Të dy bashkëfolësit e riafirmuan përgatitjen e të dy shteteve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, me theks mbi fushën e ekonomisë, ku ekziston një potencial i madh.

 

Presidenti Pendarovski theksoi se të dy shtetet kanë prioritete politike të jashtme të përbashkëta, kujdesen për marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin në suazat e iniciativave rajonale dhe perspektivave evropiane. Në këtë drejtim, Presidenti tha se është i bindur se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do ta vazhdojnë bashkëpunimin konstruktiv partner të shprehur nëpërmjet ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në realizimin e qëllimeve të përbashkëta strategjike, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Të dy bashkëfolësit, konstatuan se ky është një nga parakushtet kryesore për stabilitet të përhershëm dhe prosperitet ekonomik të të gjithë rajonit.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Reka folën edhe mbi gjendjen aktuale me kovid-19 dhe e theksuan domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, për ballafaqim të përbashkët me pasojat të cilat dalin nga pandemia.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....