Takimi i Presidentit Pendarovski me Gert Jan Kopman, drejtorin e përgjithshëm dhe Mikela Matuela, u.d. drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të KE-së

18 Maj 2023 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i mirëpriti Gert Jan Kopman, drejtorin e përgjithshëm dhe Mikela Matuela, u.d. drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në shtet, mbi vijimin e procesit të skriningut, mbi marrëdhëniet me fqinjësinë dhe rajonin në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e eurointegrimeve, si dhe mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione edhe mbi gjendjet dhe perspektivat në vendet e rajonit, në kontekstin më të gjerë gjeopolitik dhe të sigurisë, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian për eurointegrimet maqedonase, e theksoi nevojën për integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor e cila do të ndikojë mbi sigurinë, proceset e përgjithshme politike dhe agjendën reformuese, si edhe mbi europotimizmin në rajon.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit