Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok

8 Shkurt 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Ivan Korçok.

Në këtë takim janë vërtetuar marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe është theksuar se në të ardhmen duhet të intensifikohet dialogu politik dhe shkëmbimi i vizitave në nivel të lartë midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, kur ta mundësojë këtë gjë situata me kovid-19.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e fuqishme për eurointegrimet tona.

“E vlerësojmë jashtëzakonisht mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme dhe pa mëdyshje të Sllovakisë e cila është partneri dhe mbështetësi ynë i rëndësishëm në eurointegrimet, partner i fuqishëm në NATO, kurse shpresoj se partneritetin tonë do të vazhdojmë ta kultivojmë edhe në suazat e Bashkimit Evropian” rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti shprehu interes edhe për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë e cila nuk e ka arritur potencialin e vet real, edhe pse shkëmbimi tregtar bilateral në 5-6 vitet e fundit është në zhvillim konstant. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se do të zmadhohen investimet e kompanive sllovake në shtetin tonë, sidomos pas anëtarësimit tonë në NATO dhe përparimit të bërë drejt BE-së.

Në këtë takim u fol edhe për gjendjet në të dy shtetet në lidhje me pandeminë e kovid-19, ku u bisedua për sfidat konkrete të cilat janë në interes të të dy shteteve, kurse janë shkaktuar nga rrethanat e vështira në të gjithë kontinentin. Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen dhe donacionet sllovake në fushën e shëndetësisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....