Takimi i Presidentit Pendarovski me Misionin Special Zgjedhor të Vlerësimit të OSBE/ODHIR

24 Qershor 2020 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti Laima Andrikiene, Shefen e Misionit Special Zgjedhor të Vlerësimit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të caktuara më 15 korrik 2020.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e planifikuara të misionit, të përbërë nga nëntë ekspertë, në drejtim të mbikëqyrjes së procesit zgjedhor.

Duke i falënderuar për vendosjen e shpejtë të misionit vlerësues, Presidenti Pendarovski e riafirmoi pritjen e vet që zgjedhjet të zbatohen sipas standardeve dhe kritereve më të larta, ashtu siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i cili duhet të fillojë negociatat paraaderuese.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski shprehu mbështetjen për punën e misionit dhe shprehu bindjen se angazhimi i tyre do të kontribuojë për një proces të suksesshëm zgjedhor, i cili për shkak të pandemisë së kovid-19 do të zhvillohet në kushte specifike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....