Takimi i Presidentit Pendarovski me nxënëset të cila morën pjesë në Olimpiadën e gjuhës angleze “HIPPO” 2023 në Romë

16 Tetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti tri nxënëset, pjesëmarrëse në olimpiadën ndërkombëtare të gjuhës angleze “HIPPO” 2023, që u mbajt në Romë.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi gjimnazisten Ana Radeskën nga Shkupi për marrjen e vendit të parë në këtë olimpiadë në kategorinë “Hippo 3”, si dhe Katja Gogovën nga Bogdanci dhe Tamara Nikollovskin nga Manastiri për sukseset e arritura për kualifikimin në finale.

Në bisedë, Presidenti Pendarovski theksoi se është veçanërisht krenar që dy vite me radhë nxënës nga vendi e zënë vendin e parë në këtë olimpiadë ndërkombëtare. Kjo, siç theksoi Presidenti Pendarovski, është konfirmim për cilësinë të cilën e posedojnë nxënësit tanë. Njëkohësisht, i inkurajoi që edhe mëndej të vazhdojnë t’i mbindërtojnë njohuritë e veta dhe të arrijnë suksese edhe më të mëdha ndërkombëtare.

Nxënëset dhe mentoret e tyre në takim thanë se olimpiada është mundësi e përkryer për promovim të rëndësisë dhe domosdoshmërisë së njohjes së gjuhës angleze, si dhe për afrimin e të rinjve nga e gjithë bota, për njohje kulturore dhe përparim të bashkëpunimit midis mësimdhënësve të gjuhës angleze.

Olimpiada ndërkombëtare “HIPPO” organizohet që nga viti 2012. Këtë vit në olimpiadën në Romë morën pjesë më shumë se 80.000 garues nga mbi 50 vende të botës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....