Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësues të Odës së Pavarur të Hotelerisë

3 Shtator 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i priti përfaqësuesit e Odës së Pavarur të Hotelerisë, ku anëtarë janë 67 subjekte të hotelerisë nga vendi.

Në këtë takim përfaqësuesit e OPH-së i prezantuan sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori i hotelerisë gjatë punës në kushtet e pandemisë kovid-19, si dhe për përfshirjen e tyre në drejtim të krijimit, propozimit dhe realizimit të masave dhe aktiviteteve me qëllim që të ballafaqohen me pasojat e pandemisë.

Duke folur mbi gjendjet aktuale në sektorin e hotelerisë, përfaqësuesit e OPH-së, para Presidentit Pendarovski i prezantuan vlerësimet se të hyrat në këtë industri këtë vit do të zvogëlohen me dy të tretat në krahasim me vitin e mëparshëm.

Përfaqësuesit e OPH-së e informuan Presidentin Pendarovski mbi planet për organizim të konferencës rajonale me hotelierë nga Ballkani, nga fundi i shtatorit në Shkup, ku është paraparë të diskutohet mbi mënyrat dhe mundësitë për funksionim të industrisë së hotelerisë në prag të valës së dytë të pandemisë, e cila sipas tyre është një nga degët më të goditura nga fillimi i krizës.

Presidenti Pendarovski shprehu se pret që të gjenden mënyra dhe modalitete për përparimin e punës në subjektet e prekura në këtë sektor, nëpërmjet respektimit rigoroz të protokolleve shëndetësore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....